PARADOKS
-Pradoksi me fjalë të tjera nënkupton që në pikë të ditës të kërkosh njerëz me fener rreth vehtes. Këtu s’mund të thuhet se mungon drita por ato që mungojnë janë pikërisht njerëzit!!! Kur jemi tek faktori ,,dritë,, dhe ,,njeri,, me të drejtë pyes a do të zbardh ndonjë ditë e bardhë për shqiptarët e Maqedonisë, ditë në të cilën do të ndodhë përqafimi i vlerave kundrejt kuazi-vlerave, i progresit kundrejt regresit, i standardit kundrejt substandardit, i dijes së mirëfillt kundrejt titujve shkencorë falso dhe idiotesk, i zhvillimit kundrejt shkatrimit dhe përfundimisht i përqafimit të procesit eurointegrues kundrejt izolimit dhe zhbërjes. Ajo që duhet thënë pa hezitim, në lidhje me paradoksin, është se ëndëra europiane po vritet, nëse vec më s’është vrarë. Që paradoksi të jetë edhe më i madh dhe më i shprehur, është fakti se fajtorët kryesorë për këtë stopim të këtij procesi shpresëdhënës për një të ardhme më të mire, në radhë të parë për vetë qytatarët e saj, nuk ndihen aspak fajtorë, dhe se me një metodologji dhe sistem të programuar dhe të sofistikuar tentojnë që fajin t’a hudhin diku tjetër, si në planin e jashtëm ashtu edhe në atë të brendëshëm. Ky manipulim sistematik i opinionit publik, paksa i tejkalon edhe kufijtë e mashtrimit klasik dhe të njohur në teoritë politike lidhur me sistemet e regullimeve shtetërore. Kjo qasje ndaj krijimit të opinionit të rejshëm mund lirisht të thuhet se përmban elemnte nga sisteme tash më të dështuara si p.sh. të totalitarizmit, komunizmit, oligarkisë, teknokratisë dhe anakisë. Pra këtu kemi të bëjmë me një konglomerat metodash, ku përjashtim bëjnë atributet e demokracisë dhe parlamentarizmit. Kjo situatë në të cilën aktualisht ndodhemi edhe priteshte, pasi parimi kryesorë i demokracisë ,, NDARJA E PUSHTETIT,, në atë ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësorë, që moti nuk vërehet pasi gjithçka është nën thjerëz dhe kontroll të ekzekutivit. Ka shumë raste ku haptas vërehet dominimi i ekzekutivit ndaj ligjvënësit dhe gjyqësorit, por do përmend vetëm dy rastet më të fundit, që në demokracitë e zhvilluara nëse ndodhin hapi i parë që duhet ndërmarë është dorëheqja e kryeministrit dhe e Qeverisë në përgjithësi. Rasti i parë ku vërehet dominimi i ekzekutivit ndaj ligjvënësit në rastin konkret ndaj Kuvendit është incidenti i fundit, në mbledhjen e fundit të Kuvendit ku në rend dite ishte pika në të cilën duheshte të diskutohet për falimentuesit dhe të drejtat e tyre. Pamvarësisht se kush mund të llogaritet fajtorë apo inicues i konfliktit, e keqja është se me këtë akt të shëmtuar shkilet dinjiteti dhe pamvarësia e institucionit më të lartë shtetërorë, dhe si zakonisht në të i implikuar edhe ekzekutivi. Rasti i dytë ku lirisht mund të thuhet se nuk funksionon parimi i ndarjes së pushtetit, është vendimi i Gjyqit kushtetues i cili abrogoi disa pjesë të Projektit të shumpërfolur ,,Shkupi 2014,,. Në këtë rast, përgjigjja e ekzekutivit, përmes ministrave të resorit dhe vetë kryeministrit ishte se vendimet e Gjyqit kushtetues, nuk do të respektohen dhe se do të vazhdojë imlementimi i projektit kontraverz tash më edhe kundërkushtetues. Këta dy situata që siç theksova më lartë s’janë të vetmet por i zgjodha si më aktuale e që flasin qartë për atë se ne nuk mund të themi se jetojmë në një shtet në të cilin sistemi i regullimit shtetërorë është demokracia parlamentare, ku rolin kryesorë padyshim se e ka Parlamenti dhe të zgjedhurit e tij, dhe se vendimet e Gjyqesorit nuk mund te jenë temë debati , polemike apo edhe kundërshtimi si në rastin konkret. Poqëse Parlamenti nuk funksionon dhe se vendimet e gjyqësorit nuk respektohen atëherë shtrohet dilemma pse të njëjtit edhe të funksionojnë, kur nuk mund të luajnë rolin për të cilin janë konstituuar. Sa për ilustrim Kuvendi është institucion ku sillen Ligje dhe akte tjera me të cilët regullohet nje materje e caktuar, kurse Gjyqësori ka për obligim të shqyrton se me Ligjin e caktuar që regullon një materje të caktuar, a shkilet procedura dhe a shkilen të drejtat dhe liritë e qytetarëve, ndërsa ekzekutivi vetëm zbaton ligjet dhe vendimet e gjyqësorit, e jo si në rastin konkret të vë në pikpyetje funksionimin e tyre duke i dgraduar dhe delegjitimuar tërësisht. Për në fund ti kthehemi endërës europiane dhe të themi se ajo ëndër është e stërmbushur me probleme të natyrave të ndryshme në të gjitha segmentet e mundëshme si në planin e jashtëm ku deri më tash nuk ka një strategji të hapur dhe të qartë veprimi për zhbllokimin e procesit eurointegrues, dhe në planin e brendëshëm duke përdhunuar çdo atribut të demokracisë, tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, duke shkaktu ndarje në baza të dryshme duke filluar nga ndarjet etnike, politike, fetare, ideore, te biznesit, klturore, deri tek përcaktimi gjinorë. Ky është realiteti të cilin me sy hapur e shikojmë, dhe shtiremi se megjithatë është një ëndër e keqe e cila është si refleks dhe recidiv i së kaluarës, dhe në momentin që do të ndodhë zbardhja e ditës, ne sikur ne fillim reth vehtes do të kërkojmë shtete dhe popuj që kanë aspirata eurointegruese por ama s’do të gjejmë dot, pasi ata veç më do të jenë anëtare të plotëfuqishme të këtij Unioni. Si sugjerim,, Unioni Europian nuk është pallat ëndërash,, dhe në të nuk ka vend për popuj që shohin ëndëra me sy të hapur, dhe për ëndërimtarë të përjetshëm.
