Harry Kane dhe Maurisio Poketinjo në shënjestër të Real Madridit
Sipas programit “La Portería” në BTV, Hari Kejn dhe Maurisio Poketinjo janë zgjedhur nga Florentino Pérez për të zëvendësuar Zidanin dhe Benzemën për sezonin e ardhshëm. Presidenti i Realit kërkon një sulmues për të siguruar golat që BBC nuk po i shënon këtë sezon. Perez ka kthyer shikimin nga sulmuesi anglez, i cili do të nënshkruante sezonin e ardhshëm një transferim milioner. 26 gola në 27 ndeshje të Heri Kejnit midis Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve nuk kanë shkuar pa u vënë re nga krerët e “Los Blancos”. Poketinjo ka treguar te Totenhami se është i gatshëm të udhëheqë një nga më të mëdhenjtë e Europës dhe Real Madridi do të jetë njëri prej tyre. Poketinjo ka mbetur i befasuar me rastin dhe duket se sezoni i ardhshëm mund të bëhet realitet nënshkrimi i tij për klubin e bardhë.