Në Siberi rrëzohet një aeroplan rus me vlerë prej 140 milionë dollarëve
Një aeroplan luftarak rus është përplasur në një mision stërvitor vetëm disa ditë para se ai të dërgohej në forcat ajrore të Putinit.
Avioni Su-57 u rrëzua në lindjen e largët të Rusisë dhe u shkatërrua plotësisht, thanë zyrtarët.
Ai u rrëzua në pyllin e largët siberian dhe piloti kërceu nga avioni dhe shpëtoi.
Forcat ajrore të Rusisë kanë porositur 76 aeroplanë të tillë të cilët kushtojnë 140 milionë dollarë, të cilat kanë për qëllim të rivalizojnë avionët F-22 Raptor të Amerikës.
Su-57 është gjithashtu i ngjashëm me avionin kinez J-20, i cili dyshohet se është ndërtuar duke përdorur planet e vjedhura të SHBA të marra nga hakerët kinezë.
Avioni i rrëzuar ishte një aeroplan provë jo një nga ata që duhej të kalohej në forcat ajrore, sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti.
Banorët e fshatit Dzyomgi, rreth shtatë kilometra në veri të Komsomolsk-on-Amur, dëgjuan një ‘zhurmë të fortë’, që besohet të ishte momenti kur avioni u fut në telashe.