Macron: Franca është e gatshme të bëhet organizatore donatorësh për Shqipërinë
Presidenti francez Emanuel Macron ka deklaruar gjatë një konference për shtyp se e ka ndjekur nga afër situatën e rëndë të tërmetit në Shqipëri.
Ai tha se është informuar nga kryeministri Rama për gjendjen e krijuar dhe se është treguar i gatshëm të ofrojë ndihmën e shtetit francez.
“Përjetuat një tërmet të tmerrshëm, mijëra njerëz pa strehë dhe ka shumë të vdekur”, tha ai.
Ai nënvizoi gjithashtu, se në Këshillin Europian javën që vjen, pritet që të organizohet një konferencë donatorësh publikë dhe privatë, e cila do të koordinojë ndihmat për rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit.
“Franca është e gatshme të bëhet organizatorja e kësaj konference”, tha Macron.
Shpërndaje artikullin në: