Zgjidhja e çështjeve ballkanike nuk mund të bëhet pa vullnetin politik të tri fuqive të mëdha.
FRONTI DEMOKRATIK PËR BASHKIM KOMBËTAR-KRYESIA QËNDRORE
Në prag të mbajtjes së takimit ministror të Sarajevës, bashkësia e shoqatave të shoqërisë civile nga vendet e “Ballkanit Perëndimor” mendojnë që në një konferencë për shtyp në Sarajevë të bëjnë një deklaratë dhe këtë tja dorëzojnë përfaqësuesve më të lartë të BE-së.
Në emër të Kryesisë Qëndrore të FDBK-së, nismëtarëve u është kthyer kjo përgjigje:
Përshendetje!
Faleminderit për materialin që më keni dërguar. Pamvarësisht problemetikës reale që parashtroni, në thelb do ta vlerësoja një mënyrë krejt të gabuar për shtrimin e problemit. Për ta kuptuar po ju paraqes disa pyetje, të cilat janë per ju nismëtarët, por dhe për ata që juve u drejtoheni, shpesh dhe në mënyrë urdhëruese:
1. Çfarë është përftuar nga takimet dhe samitet e mëparëshme për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe kush është përgjegjës për këtë?
2. Çfarë tregon në thelb në qëndrimin e BE-së një “vijë e re ndarje” brenda Ballkanit (fatkeqësisht përfshihet Kroacia brenda) në të ashtuquajturin “Ballkan Perëndimor” dhe kujt i nevojitej kjo, kur kombet në Ballkan janë të prirur ende nga ndjesitë kombëtare, etnike, historike deri në legjenda?
3. Edhe dje këtu ka qene BE-ja në Ballkan dhe as ka penguar, por as ka nxitur ndonjëherë përfaqësuesit e shoqerisë civile për të monitoruar reformat dhe për të pritur “rekomandime” prej tyre.
4. Edhe sa duhet pritur për të kuptuar se “komisionerët” ende nuk e dëshirojnë këtë antarësim, pasi nuk duan të fusin “sherrin” brenda bashkësisë?
5. Kur jeni të bindur se nuk ka funksionuar kështu, pse nuk e drejtoni kritikën të drejtepërdrejtë BE-së për këtë çështje, por paragjykoni se “trajtimi dhe deklarata pasuese” do të jenë problematike? Keni hall se mos ndihen keq nga kritikat tuaja “komisionerët” që kanë gjetur parajsën në Ballkan?!
6. Si mendoni ju se “komisionerët” nuk e dinë rëndësinë e stabilitetit në këtë rajon? A nuk janë ata që bëjnë sehir përpara shtetit ultranacionalist, antidemokratik dhe policor maqedon, që diskriminon në çdo hap gjysmën e popullsisë së tij (etninë shqiptare)?
7. A nuk jane po këta “komisionerë” që deri tani kanë luajtur me “standarde të dyfishta” në rajon dhe kjo veçanërisht në kurriz të Republikës së Kosoves dhe Republikës së Shqipërisë?
8. Si mund të besojnë dh eta pranojnë “komisionerët” multietnikë që një fondacion si “Sorosi”, mund të ketë më shumë fuqi se sa vetë ata në emër të BE-së për të rregulluar situatën në vendet problematike të Ballkanit?
9. A nuk kuptohet që veçimi i vendeve për liberalizim, ku më të persekutuarit janë shqiptarët dhe boshnjakët, do të bëhet jo atëherë kur të dëshironi ju e as unë, që po shkruaj këto radhë, por atëherë kur vërtet Ballkani të bjerë në “grackën e kutisë” si vetë ata?
10. Si mundet ta fitojë këtë të drejtë Serbia, një shtet ultranacionalist, që shkaktoi tragjeditë më të rënda në Ballkan në kohët moderne, dhe që ende nuk di të kërkojë ndjesë për krimet e kryera mbi kombet e tjere? Edhe kjo demokratike është? BE-ja e ka të nevojëshme të heqë dore nga lojerat politike me “me te fortet e Ballkanit”, siç ka bere derime tani dhe te demokratizohet duke respektuar te drejtat e kombeve.
Së fundi, ju rekomandoj të mos jeni kaq të butë për një problem kaq delikat, për te cilin vetë BE-ja nuk dëgjon nga ai vesh. A nuk mendoni pak se BE-ja mbetet e pafuqishme në Ballkan, përballe rolit dhe ndikimit te SHBA-ve dhe Rusisë, dhe se asgjë tjeter nuk do të ndryshojë në këtë rajon pa vullnetin politik të të tri fuqive të medha?
Nese kjo deklaratë nuk vendoset mbi bazen e përfundimeve të kësaj analize politike, do të shkoni atje në Sarajevë dhe perseri do te ktheheni këtu, dhe situata do te jetë po ajo. Me shume mirësjellje për perkudshtimin që keni, nuk dëshiroj aspak të dekurajoj askënd, por për një çështje nuk ka dy të vërteta, por vetëm një, të cilen ua shpreha me pak fjalë ne paragrafin e fundit.
Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, faleminderit që patët durimin të më lexoni deri në fund
Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)
Sek. Përgjith. i Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar.
Tirane, 28 maj 2010.