Jep dorëheqjen kryeministrja britanike
Theresa May njoftoi sot dorëheqjen nga posti i kryeministres.
Kryeministrja britanike do të largohet nga posti i saj si lidere e konservatorëve më datë 7 Qershor, duke i hapur kështu rrugën një kryeministri të ri.
Në një deklaratë të bërë para Downing Street, May tha se kishte bërë më të mirën për të respektuar rezultatet e referendumit të 2016-s.
Mej u detyrua të japë dorëheqjen pasi Parlamenti Britanik ka refuzuar tri herë projektin e marrëveshjes me Bashkimin Europian mbi daljen e Londrës.
Ajo shtoi se largohet me keqardhje të madhe që mundi ta çonte deri në fund Brexit-in.
“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që të shërbej si kryeministrja e dytë femër”, tha Mej e përlotur. “Por sigurisht që s’do të jem e fundit.”