MOS KAPENI PËR DEGËT,KAPENI PËR RRËNJËT
Egzistojnë opcione për të cilat duhet të bisedohet ,por jo këta pika ,sepse pas humbjes së njerëzve më të mire të kombit të bisedosh pë statusin e tyre të kujton një dukuri të dhimbshme që pasqyrohet si ‘’eliminim I një numri të madh të individëve,pastaj bisedojmë për statusin e tyre’’.Cfarë statusi dote ketë Fisniku I vogël dhe nëna e tij pas humbjes së babait dhe shtyllës së familjes.Si mund ta pranojnë ata një ndihmë eventuale finansiare nga një shtet I cili la edhe një fëmi jetim.
Përpara se të mbahet takimi eventual ndërmjet z.ALI Ahmetit dhe Gruevskit ,kam një parandjenjë se nga ato bisedime nuk dote ketë azgjë spektakulare.Protokoli I bisedimeve që ka propozuar partia politike e BDI-së duke përfshirë që nga shumë ngatresat e egzistuese të fokusohen ne tre mosmarveshje ,të cilat deri në ditët e sotme ishin shumë me rëndësi të zgjidhen por situate e krijuar pas akcioneve policore ku humbën jetën një numër I madh I personalitrteve të jetës politike shqiptare ,e një ndër ta edhe z.Harun ALIU,në një akcion të dyshimtë dhe me paqartësira të shumta, që krijojnë dyshime se kemi të bëjmë me pastrim hesapesh ,ose më mire me thënë një hakmarje klasike policore ndaj ish ushtarëve të uÇk-së!?.Mënyra e pastrimit të hesapeve me grupacione të ndryshme ,të cilat gjatë kohë janë nën përcjellje permanente shtetërore ,kinse për tregti me armë nuk justifikon faktin e eliminimit fizik të tyre ,kur egzistojnë mënyra tjera më të qëlluara ,sic është kapja eventuale e tyre dhe paraqitja para gjykatave ku do të mund të konfirmohet fajësia apo do të dëshmoheshte e kundërta.Kështu ne shqiptarët jemi gjetur në një kurth nga ku skemi ku të ikim ,ku secili akcion policor mbaron me viktima të cilat identifikohen pas disa ditëve,në rethana të paqarta të lëshimit të breshërisë së plumbave në një furgon ku paska pasë sasi të konsiderueshme të armatimit të llojit të ndryshëm.Gjithashtu edhe akcionet tjera që pasuan me bastisje të ndryshme nëpër fshatra shqiptare në kërkim të armëve dhe heqje lirie të disa personave,në aq masë të madhe ka tensionuar situatën saqë kërkesat e BDI-së të tilla sic janë paraqitura nuk përputhen me situaten momentale që ,sic thashë më lart , artificialisht na është imponuar dhe ka vënë në pikëpyetje këto biseda ndërmjet një udhëheqësi të luftës së 2001,të cilit I vriten ushtarët dhe një kryeministri I cili me metodat e tij dhelparake vret ata që duheshka tu regullojë statusin ,bastis familjet që duhet tua zgjedhë cështjen e mbijetesës.Gjithasht kjo mënyrë e veprimit të shtetit maqedon ende thellon ndarjen mes shqiptarëve të këtij vendi ,duke u reflektuar edhe në teritoret tjera shqiptare ku jetojnë vëllezërit tanë.sic është Shqipëria dhe Kosova.Ky edhe është qëllim I kahmotshëm I maqedonasve,përcarja e forces politike shqiptare dhe me këtë edhe mosbesimin brendashqiptar.
Duke mare parasysh të lartëpërmendurën jam skeptic se ky takim do të jetë një shpresë se do të qetësohen gjërat.Prandaj ,pa mare parasysh se kush do të kycet në këtë kuvendim duhet të ketë parasysh se nuk është koha e marjes me shkaqet dhe pasojat kur ata vec kanë ndodhur.Do të ishte qesharake që pyetja e pare e bashkëbiseduesve të jetë risocializimi I ushtarëve të UCK-së dhe zgjedhja e statusit të tyre kur një numër I madh ityre në mënyra të ndryshme janë likuiduar dhe nuk janë në mesin tone.Dotë ishte absurde të diskutohet për mos-bastisje të vendbanimeve shqiptare ,kur në shumicën e tyre janë kryer këta dhe kanë lënë gjurmët e frikës ,shqetësimeve psiqike,mosbesimin…!
Egzistojnë opcione për të cilat duhe të bisedohet ,por jo këta pika ,sepse pas humbjes së njerëzve më të mire të kombit të bisedosh pë statusin e tyre të kujton një dukuri të dhimbshme që pasqyrohet si ‘’eliminim I një numri të madh të individëve,pastaj bisedojmë për statusin e tyre.Cfarë statusi dote ketë Fisniku I vogël dhe nëna e tij pas humbjes së babait dhe shtyllës së familjes.Si mund ta pranojnë ata një ndihmë eventuale finansiare nga një shtet I cili la edhe një fëmi jetim.
Zotni të nderuar,sepse më ka kaluar në banalitet thënia e shpeshtë e imja ,’’mos kapeni për degë ,kapeni për rrënjë’’!Në tavolinë njëherë e përgjithmonë kërkoni pakompromis atë që është në kokën e cdo shqiptari,ose të barabartë në cdo pëllëmbë të tokës sonë ose ky shtet asnjëherë nuk do të mund të jetë stabil.Opcionet si zgjidhje janë të njohura,shtetëfornmësi e përbashkët shqiptaro-maqedonase,nëse duan shtet të përbashkët,federalizim teritorial,nëse duam të jemi edhe më të qetë apo protektorat ndërkombëtar.
Nuk ka nevojë më dikujt ti bëjmë biseda për gjuhë zyrtare,flamur,stemë,buxhet,status të ish luftarëve dhe invalidëve të luftës,punësim proporcional në institucionet e shtetit,emrin e krahinës ku jetojmë,të përmendim Sopotin,Brodecin,Bitpazarin,Nerezin,Ladorishtin,Blacën,Radushën,Gosti-
Varin,Çairin,….etj.etj.sepse këto janë vetëm degët e problemit,ne duhet troc të hedhim në tavolinë rrënjën,statusi I shqiptarëve në Maqedoni të ndryshojë.
Jo me compromise,me lëshime…mjaft kemi lëshuar,mjaft kemi humbur bijt tanë,motoja ynë duhet të jetë ‘’mere ose shko’’!
Ta kemi të qartë se nuk mund të ketë asnjë marveshje me palën maqedonase ,sepse opcioni ynë I regullimit shtetëror është krejt ndryshe prej opcionit të maqedonasve,prandaj edhe zgjidhja duhet të jetë zgjidhje që .ose doti unifikojë të dy opcionet në një si opcion shqiptaro –maqedonas,pa ndryshime në thelbet e aspiratave për vazhdim të egzistimit të shtetit ,ose të kemi një protektorat të përkohshëm ndërkombëtar që do të kryente të njëjtin mission.!!!
15.05.2010 08 h lulzimhamidi@hotmail.co.uk
