Lefter Koka i LSI së: S’kam asnjë motiv të djeg mandatin!
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka, ndryshe nga grupi parlamentar i kësaj partie, nuk mendon që të djegë mandatin e tij.
Në një intervistë për gazetën “Bulevard” në Durrës, Koka është shprehur se nuk ka asnjë motiv për të djegur mandatin.
“S’kam motiv për të djegur mandatin, por do të qëndroj në LSI”, ka deklaruar Koka.
Ai nuk ka qenë as në mbledhjen e grupit parlamentar të LSI-së nga i cili u mor vendimi për djegien e mandateve, gjë që e pranoi edhe Monika Kryemadhi.
Situata në LSI nuk është aq e qetë, pasi edhe disa deputetë të tjerë nuk kanë pranuar djegien e mandateve, por në fund i janë nënshtruar vullnetit të Kryemadhit.