Thaçi: Vrasja e Haradinajt është akt terroristVrasja e Selver Haradinajt në pjesën veriore të Mitrovicës ishte një akt terrorist ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë viz- itës në SHBA gjatë një ligjërate në Shkollën Ndërkombëtare të Studimeve Ndërkombëtare “Josep Korbel” në Universitetin e Denverit të SHBA-së. Kryeministri para studentëve dhe mysafirëve, ka thënë se dy ditë para nisjes për Shtetet e Bashkuara, ngjarjet në Kosovë ia përkujtuan brishtësinë e paqes. “Në një demonstrim të inatit ballkanik, dy pjesëtarë të policisë së Kosovës u kidnapuan nga xhandarmeria e Serbisë, derisa bënin patrullimin e rregullt përgjatë vijës kufitare. Fotografitë e tyre, të shtrirë përtokë u shpërndanë anekënd rajonit derisa Qeveria serbe krekosej me aftësinë e policisë së saj. Policët tani janë liruar, ndërkohë që retorika e ndërsjellë kërcënuese sot jehon përgjatë opinionit publik të rajonit”, tha Thaçi.

Thaçi: Roli i SHBA kyç për paqen dhe lirinë

‘Mbështetja dhe udhëheqja amerikane është e domosdoshme për të siguruar tolerancën, drejtësinë dhe demokracinë,’citohet të ketë thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një ligjëratë që ka mbajtur në Universitetin Denver në shtetin Colorado.

Kështu raporton gazeta e studentëve e këtij Universiteti që ka rreth11 mijë studentë, dhe është institucion akademik më i vjetër në këtë shtet dhe në këtë pjesë të SHBA.

Në ligjëratën para rreth 100 studentëve dhe stafit akademik, Thaçi ka folur për nevojën e mëtejme të mbështetjes amerikane për të mënjanuar barrierat që po i vihen Kosovës, për një ekonomi më prosperuese dhe për investimekapitale të biznesit.

“Ne gjithnjë duhet të ritheksojmë rolin e Shteteve të Bashkuara si një vend udhëheqës drejt paqes dhe lirisë, citohet të ketë thënë Thaçi. Duhet të ndërtojmë të ardhmen në mënyrë që të mos na përsëritet e kaluara,” ka thenë ai.

Pas Denverit, kryeministri i Kosovës do të vazhdojë vizitën e tij në New York, ku në selinë e organizatës botërore pritet të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon.

Ai javën që lamë pas pati takime të rëndësishme në Washington, në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëspresidentin Joseph Biden dhe në Departmentin e Shtetit me kryediplomaten amerikane, Hillary Clinton
me ç’rast atij nga këta zyrtarë më të lartë amerikanë ju rikonfirmua vazhdimi i mbështetjes së gjithanshme për Kosovën.