New York, 2 maj – Talibanët pakistanezë kanë marr përgjegjësinë për tentim sulmin me automobil bombë në Times Squariin e New Yorkut, është kumtuar sot në një ueb faqe islamike. Në komunikatë theksohet se kjo ishte hakmarrje për vrasjen e dy islamikëve dhe “të vuajturve myslimanë”.  
Zyrtarë të New Yorkut thanë për rrejtin TV ABC se në automobilin e përgatitur për shpërthim janë gjetur gjurmë të gishtave. “Gjurmët e gishtave gjenden ne rezervoar të karburantit, bombola të gazit propan, si dhe në brendi të automjetit, tha zyrtari, duke shtuar se ka mjaft dëshmi që tash janë duke u studiuar.