image

 Marë nga Alsat-M

Menjëherë pas Komunikatës Nr. 1 të UÇK-së, ka reaguar Partia e Ahmeti. BDI fton qytetarët të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve. Gjithashtu kjo parti, thekson se duke u bazuar në Marrëveshjen e arritur në Ohër, dhuna është e papranueshme për realizimin e qëllimeve politike.
“Bashkimi Demokratik për Integrim me vëmendje është duke e ndjekur situatën e krijuar në Republikën e Maqedonisë. Kryetari z. Ali Ahmeti është në koordinim dhe komunikim intensiv me garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës-, Bashkimin Evropian dhe NATO-n si dhe me institucionet shtetërore në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës. Personat e involvuar në tregti me armë nuk kanë kurrfarë lidhje me BDI-në”, thuhet në reagimin e BDI-së.

 
“Perspektiva euro-atlantike e vendeve tona nuk duhet rrezikuar në asnjë moment. Ushtria Çlirimtare e Kombëtare ka një komandant  legjitim. Gjithashtu nuk duhet keqpërdorur misioni i shenjtë kombëtarë i kësaj ushtrie që shqiptarëve  në Maqedoni u solli të drejtat e barabarta për t’u justifikuar agjenda jopolitike. Sot në përvjetorin e betejës së Sllupçanit përkujtojmë se prijës i luftës në Maqedoni ishte dhe do të mbetet përherë Ali Ahmeti”, përfundon reagimi i BDI-së./alsat-m/