Nga: Bejadin DEMIRI-(Reagim ndaj shkrimit të Idriz Beqirit (lexo Nazmi Beqirit) me titull: “Ruana Zot prej mejdanxhinjëve të pasluftës” botuar në “24 orë”.

Nazmi Beqiri, pa dëshirën time në kryeartikullin e këtij shkrimi të radhës përdora fjalën dreq, por u desh të veproja kështu për shkak se lakimeve që i bëre në dy shkrimet e para duke manipuluar e u maskuar prapa emrave të kushërinjëve tuaj ekzistent e të vërtetë, ndërsa të njëjtit tani në shkrimin e fundit po ashtu të botuar në: “24 orë” (Apel shokëve të luftës) i mohon se i ke kushërinjë dhe se i takoni një gjaku, vallë, këto marifete a nuk i ngjasojnë veprës së dreqit i cili të gjitha atyre që u tunduan nga vepra e tij në këtë botë, në ditën e llogarisë u thotë: “faji është i juaji, tani nuk më përkisni mua, vet jeni përgjegjës për tundimet e bëra, unë jam i pafajshëm, qëndroni sa më larg meje… etj”.

Djallëzimnet e tilla pa dyshim se janë të shëmtuara. Në dy shkrimet e para, kushërinjtë (lexo vetëveten) i lavdëron si trima të lirisë që i dalin në krah të vërtetës duke më quajtur mua “bandill” e çka jo tjetër. Për derisa, në shkrimin e fundit distancohesh dhe i mohon si kushërinjë dhe se i takoni pot ë njëjtit gjak, mendoj se është më shumë vepër e një truri pervers e të dalldisur që rezulton të jetë fare qesharak.

Nazmi Beqiri, debatin e hapur midis nesh, e kuptova si mundësi për t’u shpalosur disa të vërteta të një periudhe të caktuar e i cili duhej të zhvillohej në gjuhën e argumenteve e të cilit ju po i ikni si djalli nga temjani. Në vend që të debatoni me kulturë e argument për çështjet e hapura, ju manipuloni me emrat e kushërinjëve, nuk i përmbqaheni konceptit të dialogut, pastaj kthehesh dhe i mohon kushërinjë – pra vetëvetën – bile i fajëson ata. Në vend që t’i përgjigjeni çështjeve të shtruara, ju rregullisht thirreni në atë se unë qenkam: hiçi, i panjohuri, anonimusi… etj. Prta, qartë shihet se e vërteta t’i lëndon sytë dhe nxitë klithma tej ju dhe klani ytë.

Nazmi beqiri, kësaj radhe nuk do të shpalosi asgjë nga defter im i shenjtë i cili flet mjaft për devijimet dhe skandalet tua gjatë ditëve të konfliktit 2001, por me që në shkrimet tua më emërton si hiçi dhe kurrkushi, ndërsa vetëveten e quan autoriteti, komandanti e pushteti, në këtë artikull do të bëj përshkrimin e ushtarit dhe pushtetarit, por gjithnjë me optikën e të vërtetës:

Unë ushtari i lirisë…

· Pjësëmarrës në luftën e Kosovës që sot krenohem nga kontributi im modest që Kosova agoi të jetë e pavarur;

· Pjesëmarrës në luftën e 2001 në Maqedoni që sot jam i zhgënjyer për pozitën devalvuese të Kombit tim;

· Pjesëmarrës në luftën 2001 me bindje se kontributi im dher i shokëve të mi të destinohet në avansimin e gjithanshëm të shqiptarëve në Maqedoni;

· Për shkak të mungesës së ligjit për amnisti dhe përndjekjeve hieniste ndaj ushtarëve të lirisë u desh që këtë dekatë ta harxhoj në kurbet, por jo edhe ti Nazmi Beqiri;

· Për shkak të politikëbërjes tënde të gabuar dhe të klanit tënd, sot jam bërë i huaj për vatanin tim dhe familjen duke i harxhuar ditët më të shtrenjta të jetës në kurbet…

Ti pushtetari…

· Pjesëmarrës në luftën 2001 në Maqedoni, që i shkele vlerat e saja dhe idealet vetëm për një çikëz pushtet;

· Ti pushtetari, që sot shëtiteash me Audi 6 të tipit të ri;

· Ti pushtetari, që s’të ha palla për Taxhudin Sadikin e Slupçanit me këmbë të impotuar, për Emin Ismailin e Vaksincës të palëvizshëm, për fëmijët jetim të Agim Rufatit që mezi mbijetojnë nga të ardhurat sociuale;

· Ti pushtetari, që në dokumentet e udhëtimit ndryshuat nënshtëtsinë nga (e R. së Maqedonisë) në (Maqedonas/e) pra, neve shqiptarëve na e ndryshuat identitetin;

· Ti pushtetari, që gënjyet duke premtuar se do të zgjidhni statusin e ushtarëve të konfliktit 2001, invalidëve dhe atë të familjeve të dëshmorëve, e që nuk ndodhi kurrë;

· Ti pushtetari, që nuk t’u dëgjua zëri kur ishte në pyetje dënimim më burg të përjetshëm në mënyrë krej të padrejtë i Harun Aliut, Ismail Etemit, dhe Bashkim Bajramit;

· Për shkak të politikës tuaj të gabuar servile, situatës së pashpresë, mijëra shqiptarë morën rrugën e azilit, siç ishte rasti i banorëve të Likovës, ju fajësonit agjensitë turistike e jo menaxhimin tuaj të dështuar politik;

· Ti pushtetari, që u tregove i shurdhër dhe i verbër kur policia në mënyrë brfutale dhe pa të drejtë intervenoi në shumë fshatra e qytete si në Likovë, Kumanovë, Haraçnë… etj duke fyer dhe traumatizuar gra, fëmijë e pleq;

· Ti pushtetari, ku në mediume publikisht pranuat se në koalicion me Gruevskin keni hyrë pa obligime ndaj premtimeve që ia keni dhënë elektoratit shqiptarë;

· Ti pushtetari, ku në prag të vitit të ri dhe manifestimeve tjera, pushteti yt ndanë dhurata fëmijëve të “Branitellave” por jo edhe fëmijëve të dëshmorëve të rënë në konfliktin e 2001… etj

Pra, tani edhe ti Nazmi Beqiri, por edhe opinion i gjerë lë të vlerësoj se përse unë qenkam hiçi, kurrkushi, bandilli se kështu më quajtët ju, e përse ti qenke autoriteti, pushteti, kamandanti, trimi, i miri…

Nazmi Beqiri, në vend që të zhvillosh debat me argumente ju në shkrimin: (Ruana Zot prej mejdanxhinjëve të pasluftës) nga një nivel tepër i ulët më pyet “A mund tar rah Luan Krasniqin”. Përgjigjja do të ishte kjo: JO nuk mund ta rrah. Por nga kjo pyetje e juaja mësova edhe një të vërtetë. Ju paskëshit qenë humorist i mirë e nuk e paskam ditur se ju e paskeni luajtur rolin kryesor në humorin e “Axha shneq” pra, të LIKIT i cili të atit ia parashtron do pyetje biagi të rënda e me siklet ngjashëm si mua se: A mund ta rrahësh Bruslinë, Luan Krasniqin, Enver Idrizin, Vandamin… etj.

Nazmi Beqiri në shkrimin “Apel shokëve të luftës”, flet për familjen time se qenka e mirë, përmend Axhën tim që e kam në vend të prindërit tim të ndjerë, përmend trimërinë dhe humanitetin e të atit tim e shumë fjalë tjera miradije. Kjo formë e sjelljes ma përkujton veprimtarinë e udbashëve komunist që dikur rrihnin shqiptarë e pastaj mundoheshin t’i pajtojnë me ndonjë satifaksion bajat. Unë nuk jam i mjerë si ti që fshihesh pas familjes dhe i involvon ata në debat. Unë nuk jam duke qarë që ju të përkujdeseni për fshirjen e lotëve të mi, por, jam krenar me punën dhe familjen time. Duhet të keni turp ta përmendni familjen time dhe kjo sjellje tregon se amoraliteti juaj është i skajshëm. Familja ime të ka ruajtur me buk dhe nuk jam pishman për këtë dhe nëse e lyp nevopja do ta bëja përsëri, por, ta vësh përballë familjen time dhe tuajën në këtë debat, vërtetë është amorale dhe e turpshme.

Nëse debatin nuk e zhvilloni rreth çështjeve të hapura, të një perudhë konkrete pa u fshehur pas kushërinjëve apo dikujt tjetër, konsiderohet i mbyllur.

Lavdi dëshmorëve të Kombnit

Lavdi familjarëve të dëshmorëve dhe invalidëve

Urime manifestimin e 2 Majit gjithë shqipatrëve kumanovarë