Kapet sasi e madhe e armatimit në Bllacë
Një sasi e madhe e armëve dhe municionit është konfiskuar sot në afërsi të vendkalimit kufitarë të Bllacë.Informacionet e para jozyrtare thonë se bëhet fjalë për dy kamionë me armatim.
Armët dhe municioni kanë qenë të fshehura në një bunker.
Gjatë aksionit ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe një grupi të
armatosur , i cili ka qenë duke ruajtur bunkerin. Sipas të dhënave të para , nuk ka të vrarë dhe të plagosur, ndërsa
njësitet policore të Maqedonisë kanë rrethuar këtë zonë, e cila
ndodhet në kufi me Kosovën.