Agjencia për investime të huaja vazhdon të jetë e mbyllur për shqiptarët dhe se deri tani nuk është emëruar asnjë kuadër shqiptarë për promovues të kapaciteteve investuese që ofron Maqedonia. Agjencia për investime të Huaja deri tani ka emëruar rreth 20 promovues të biznesit, të cilët përfitojnë shuma të majme parash nga buxheti i shtetit. Ata kanë statusin e diplomatit, rrogë mujore prej 2000 euro, banesë të paguar, beneficione shtetërore.

Përveç rrogave, dyshimet e Entit Shtetëror për Revizion janë se gjatë vitit të kaluar promovuesit kanë harxhuar më shumë se gjysmë milion euro për beneficione dhe harxhime të ndryshme, me përjashtim të kushteve të siguruara. Nga Qeveria dhe përfaqësuesit shqiptarë nuk duan të komentojnë këtë realitet, për mos përfshirjen e shqiptarëve.

“Ata janë zgjedhur që në kohën kur në Qeveri ishte PDSH-ja dhe kanë ngelur me atë mandat. Ne po shqyrtojmë mundësinë e shqyrtimit të kësaj situate në këtë agjenci, sidomos me promovuesit”, kanë theksuar nga zyra për informim i Qeverisë.

Promovuesit janë konsideruar të dështuar në misionin e tyre, pasi që asnjëri prej tyre nuk ka arritur që të sjellë investitorë të huaj në Maqedoni. Projekti i promovuesve është pjesë e projektit të VMRO-DPMNE-së, mirëpo edhe ky tanimë është konsideruar i dështuar nga opozita. (M.Pajaziti/INA)

 

Promovuesit e emëruar:

  1. Australi – Kote Langovski
  2. Indi, Malajzi – Toni Atanasovski
  3. Kinë- Slavica Krstevska
  4. Japoni – Bojan Petrovski
  5. Rusi, Ukrainë – Lupço Kamçev
  6. Arabia Saudite – Osama Al-Sabagh
  7. Egjipt – Poliksena Cudo
  8. Turqi – Filiz Veli
  9. Rumani – Emina Skrilejl
  10. Hungari, Sllovaki – Danco Vidov
  11. Poloni – Lupço Mihallovski
  12. Gjermani – Kiril Nestorovski
  13. Zvicër, Austri – Filip Nelkovski
  14. Itali – Dimçe Nikolov
  15. Francë – Vanco Popov
  16. Belgjikë, Holandë, Luksemburg – Petar Pandilov
  17. Norvegji, Finlandë, Lituani, Estoni, – Katerina Orovcanec
  18. SHBA – Filip Blazevski dhe Filip Petkov