Shkup, 22 Prill – Anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrime (BDI) janë shprehur optimist se Gjykata Supreme e Maqedonisë do të lirojë të burgosurit e rastit ‘Sopot’.

Në një bisedë me televizionin Alsat-M, nënkryetari i kësaj partie ka deklaruar se ai shpreson se kjo gjykatë do t’i ketë parasysh dëshmitë e Komisionit Hetimor.

“…në bazë të punës që është bërë në bazë të angazhimit tonë dhe të tjerëve mendoj se këto fakte, këto argumente do reflektojnë deri te Gjyqi Suprem, i cili është gjyqi më i lartë në Maqedoni dhe definitivisht këto qytetarë do të jenë qytetarë të lirë”, ka thënë në emisionin ‘Rruga drejt’, i cili transmetohet sonte.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e të burgosurve është vështirësuar. Rasti i Sopotit do të jetë një ndër prej arsyeve të shumta që organizatat jo-qeveritare shqiptare do të organizojnë protestë masive me 10 Maj.   / Zhurnal /