Zyrtare: Wesley Sneijder e vazhdon karrierën në Katar
Ish-futbollisti i Interit dhe Real Madridit, Wesley Sneijder, ka nënshkruar për klubin nga Katari, Al-Gharafa.
Mesfushori holandez ka nënshkruar kontratë 18 mujore me klubin e tij të ri.
33-vjeçari ndërpreu bashkëpunimin me Galatasarayn në muajin korrik, ndërsa së fundmi i ka zhvilluar katër ndeshje me klubin francez, Nice.
“Është një aventurë e këndshme dhe një sfidë argëtuese”, ka deklaruar Sneijder për RTL Boulevard.
“Jam vërtet i lumtur që po e nis këtë së bashku me familjen time”, ka shtuar ai.
Te Al-Gharafa, mesfushori do të bashkohet me ish mesfushorin e Manchester Cityt, Vladimir Weiss.
Lajme të ngjajshme:
Meksikë: Lufta e drogës, 31 të vrarë 48 orët e fundit, mes tyre 3 fëmijë
Ronaldo kërkon 50 milionë në sezon
Në aksidentin tragjik me helikopterin, vdes edhe vajza e Kobe Bryanit
Koxijas në seancën e Qeverisë i prezantoi qëndrimet greke në negociatat për emrin
Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mu m’thojnë Granit Kosova