Pas mesnate ora kthehet prapa,ndoshta për herë të fundit.
VOAL – Akrepat e orës, të dielën 28 tetor në orën 03:00 do të duhet të zhvendosen një orë prapa, ose në 2.00. Ju flini një orë më gjatë, dhe ktheheni në ritmet e orës solare, por në vendet e BE-së mund të jetë hera e fundit që ndodh. “Ne kemi nevojë për të ndryshuar sistemin, qytetarët e duan atë”, deklaroi presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.
Zhvendosja përpara e akrepave të orës gjatë disa mujave të vitit është bërë për të shfrytëzuar më mirë rrezatimin e diellit dhe për të kursyer energjinë elektrike.
Termi orë diellore i referohet orarit shtetëror të përdorur gjatë periudhës së dimrit, kur ajo përputhet me atë të meridianit të zonës kohore referuese, të quajtur edhe “koha konvencionale civile”. Në vendet e Bashkimit Evropian, në Zvicër dhe në Norvegji, koha e verës fillon të dielën e fundit të marsit dhe mbaron në të dielën e kaluar në tetor.
Ndërmjet Korrikut dhe Gushtit 2018, Komisioni Evropian ndërmori një anketë për të mbledhur pikëpamjet e qytetarëve të shteteve anëtare për ndryshimet e mundshme të dispozitave aktuale të BE-së në lidhje me kohën e verës.
Përafërsisht 4.6 milionë njerëz iu përgjigjën studimit dhe rreth 80% thanë se përvoja e tyre gjatë ndryshimit të orarit ishte “krejtësisht negative”. Shumica dërrmuese e pjesëmarrësve, megjithatë, ishin gjermanë, rreth tre milion e gjysmë. Një tjetër hise e madhe e votave vjen nga vendet nordike, si Finlanda.