Propozim për ndryshimet Kushtetuese për ndërrimin e emrit të Maqedonisë në Kuvend
Qeveria e Maqedonisë ka miratua dhe dorëzuar në Kuvend, propozimin për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me ndryshimin e emrit.
Zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski theksoi se i mbetet deputetëve që të hapin rrugën e integrimit të vendit drejt NATO dhe BE. Ai bëri të ditur edhe ndryshimet që do të bëhen dhe kjo nënkupton që emrit Maqedoni ti shtohet e Veriut, pra Maqedonia e Veriut.
Në preambulën e Kushtetutës do të përfshihen edhe dokumente konkrete të Kuvendit antifashist të Maqedonisë së çliruar popullore (ASNOM).
Në nenin 3 nënvizohen garancitë e kufijve territorial, ku theksohet se kufijtë janë të paprekshëm dhe se vendi nuk ka pretendime territorial ndaj fqinjëve.
Neni 4 përfshin përkujdesje për diasporën maqedonase dhe qytetarët e tjerë të Republikës së Maqedonisë Veriore që jetojnë jashtë shtetit.
Propozimi është publikuar në faqen e Qeverisë, por vetëm në versionin maqedonisht dhe jo shqip e anglisht.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/ja-cfare-permban-propozimi-per-ndryshimet-kushtetuese-per-nderrimin-e-emrit-te-maqedonise-583347/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright