Mediat daneze:Trazirat në Maqedoni ngjallin jehonën e luftës së Kosovës!
Gazeta daneze Berlinske :Shqiptarët etnik në Maqedoni lëvizin sërishtë .Grupi i armatosur në betejë me policinë.
MAQEDONI: Policia e Maqedonisë ,në ish-Jugosllavi ,ditën e shtunë ka erdhur në konflikt të armatosur me një grup të armatosur të shqiptarëve etnikë,në qytetin e Kumanovës ,në kufirin me Kosovën, shkruan Reuters.
Banorët lokalë janë kryesisht shqiptarë etnikë, të cilët sipas agjencisë së lajmeve përbëjnë 30 për qind ,prej dy milionë banorëve të republikës.
Një zyrtar anonim ka informuar Reutersin, se një polic është i plagosur ndërsa një media lokale raporton se dëgjohen armë zjarri automatike – dhe se është ngritur tym nga fushëbeteja.
Përplasja i ngjason jehonës së luftës së Kosovës të vitit 1996-1999, ku ushtria guerile shqiptare e Kosovës, UÇK-ja ka luftuar kundër ushtrisë serbe dhe milicëve serbe.
NATO-ja ndërhyri për t’i dhënë fund luftimeve, dhe nxori ushtrinë e rregullt dhe milicët serbe jashtë Kosovës, ku pastaj në vitin 2008, Kosova u bë një komb i pavarur, e cila ishte një zhgënjim i madhë për serbët.
Shqiptarët e Maqedonisë kanë kërkuar të drejta më të mëdha dhe përfaqësim më të mirë në jetën politike atje,prandaj të armatosur,janë angazhuar shpesh në beteja me ushtrinë dhe policinë maqedonase deri në vitin 2001. Këtu me sukses,me ndihmën perëndimorëve kanë mbyllyr konfliktin , duke u nënshkruar një marrëveshje, duke i dhënë bashkësisë shqiptare ndikim më të madh.
Megjithatë, ka pasur vështërësi të shumta për të konkretizuar marrëveshjen në praktikë.
Si një tjetër shprehje e pakënaqësisë ,një grup prej 40 shqipfolëse muajin e kaluar ,morën peng katër oficerë të policisë ,nga një stacion policor, në një zonë pranë kufirit me Kosovën dhe më pastaj ata u zhdukën pa gjurmë. Pas disa orëve pengjet u liruan.
Ministri i Brendshëm maqedonas Ido Kotevski(zëdhënësi i policisë,shënimi ynë ), ka deklaruar se pas sulmit me armë qëndron “UÇK”_ja, duke iu referuar drejtpërdrejtë ish-ushtrisë guerrilase në Kosovë dhe grupeve të armatosura që ishin aktiv në Maqedoni në vitin 2001.
Përktheu Adnan Aliti