(E plotësuar)- 20:30 – Disa nga protestuesit kanë filluar të largohen, mirëpo pjesa më e madhe janë ende para kuvendit.

“Kërkojmë drejtësi. Duam të jetojmë të lirë”, “Uaaaa”- thërrasin protestuesit.

0:20 – “Do të protestojmë çdo ditë në ora 18″ porositin protestuesit.

20:08 – Protesuesit vazhdojnë që qëndrojnë para Parlamentit. Ata vazhdojnë të bërtasin “Nuk ka drejtësi”, “Nuk ka paqe”. Gjithashtu kërkohet dorëheqja e ministres Gordana Jankullovskes dhe kreut qeveritar.

19:55 – Protestuesit janë stacionuar para Parlamentit, i dhurojnë lulet e paqës policisë. Disa nga protestuesit janë ulur në tokë.

19:42 – Mijëra protestues arrijnë para parlamentit gjithashtu edhe Policia qe është në prani të madhe.
19:38 – Protestuesit lëvizin përpara ndryshojnë rrugën, nisen drejt Parlamentit.

19:30 – Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Prokurorit Publik.

19:28 – Protestuesit bërtasin “Vrasës”, “ikni mafia”, “ne ju paguajmë”.
Ata lexojnë pjesë nga Kushtetuta ku shkruhet se policia nuk mund ti ndalojë qytetarët të lëvizin lirshëm.
19:08 – Policia ka bllokuar protestuesit dhe nuk i lejon të shkojnë para Prokurorisë.