Edhe sonte ka vazhduar protesta para Kuvendit, hidhen vezë drejt godinës
Protesta qytetare si reagim ndaj vrasjes së Martin Neshkovskit të publikuar në bombat e opozitës është zhvendosur para Parlamentit, ku janë mbledhur mijëra qytetarë. Të revoltuar, protestuesit kërkonin dorëheqjen e ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe drejtësi në shtet.
Fillimisht protestuesit mbajtën një minutë heshtje në nder të riut të vrarë 4 vite me parë, e më pas disa prej tyre shprehën revoltën me hedhje të vezëve drejt Kuvendit. Protesta për momentin është e qetë por protestuesit janë të tensionuar. Situata mund të eskalojë në çdo moment.
Vëllau i Martin Neshkovskit, Aleksandar Neshkovski gjatë fjalimit të tij para protestuesve, kërkoi masivitet çdo ditë prej në ora 6, duke i përkujtuar të pranishmit se vdekja e vëllait të tij mund ti kishte ndodhur çdokujt.
Siç mësohet protesta qytetare janë mbajtur edhe në disa qytetet të tjera.
Protestat vazhdojnë, Neshkovski: Qeveria të ndiqet penalisht
Aleksandar Neshkovski, vëllai i të ndjerit Martin Neshkovski, për mediat në Maqedoni deklaroi se protestat spontane kundër brutalitetit të policisë në Shkup do të vazhdojnë për çdo ditë në të njëjtën kohë derisa të realizohen kërkesat e tyre.
“Kërkesat tona janë që penalisht të përgjigjet pushteti jo legjitim, dhe jo vetëm të jap dorëheqje. Të ketë përgjegjësi komanduese në MPB dhe ato të përgjigjen penalisht për krimin që e bën”, deklaroi Neshkovski.
Përksaj protestave të sotme në orën 18 në Shkup, për sot në të njëjtën kohë është përcaktuar protestë edhe në Manastir.