rama-serbiMë 16-17 dhjetor në Beograd do të mbahet Samiti i Kinës, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të 16 vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore. Pjesëmarrës do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili do të arrijë sot (e hënë) në Beograd.

Samiti i Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Juglindore do të fillojë nën masa të rrepta sigurie. Mbi 7 000 policë do të jenë përgjegjës për ta kontrolluar samitin në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Do të ketë snajperë dhe do të kontrollohet çdo person që do të futet në çfarëdo pjese të këtij samite, përfshirë edhe hotelet në Beogradin e ri.
Masat e sigurisë janë kërkuar sidomos nga Kina dhe do të jenë 3 500 persona që do ta ndjekin këtë samit, përfshirë edhe rreth 1 000 gazetarë që do të vijnë nga vende të ndryshme. Kinezët kanë kërkuar sidomos të ketë masa sigurie edhe për shkak të kërkesave për performancë e protesta të grupeve nga Kina dhe rajoni që kanë qëndrime kundër politikës së këtij vendi.
Samiti është i rëndësishëm edhe për faktin se mbahet në Serbi, si partnere e Rusisë dhe ka frikë edhe nga Bashkimi Evropian për ndikime politike, por duket se Kina është më e interesuar për ekonominë dhe rrallëherë është përfshirë politikisht. Kryeministri Rama do të arrijë të hënën në Beograd, ndërsa të martën do të ketë takime me zyrtarët e Çekisë, Polonisë e Kinës. Të mërkurën do të ketë një takim me kryeministrin serb Alleksandar Vuçiq. Mediet serbe i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë vizitës së kryeministrit Rama, sidomos pjesës rreth sigurisë së tij.