ramatryezaarsimKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se vendimi i UEFA’s është i padrejtë dhe si i tillë duhet të ankimohet deri në shkallën e tretë.

Megjithëkëtë, ai ka thënë se vendimi i UEFA’s nuk është kundër Shqipërisë.

Ai e ka quajtur vendim politik vendimin e UEFA’s por jo me lidhje me politikën e jashtme të Shqipërisë.

“Shpreh keqardhjen time të sinqertë për zjarrin që u ka rënë në kokë. Nuk duhet lejuar zemërimi që të na djegë qarkun e arsyetimit”, ka thënë ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka dashur t’i përgjigjet akuzave të Presidentit të Serbisë se Shqipëria kurrë nuk do të behet Shtet normal.

Rama ka thënë se secili shqiptar ka marrë edukim familjar që askush të mos i përgjigjet njësoj tjetrit nëse fyheni apo vidheni.

“Fakti që dikush vjedh, fakti që dikush vret, fakti që dikush shanë nuk është atyre t’ia kthesh në mënyrë të njëjtë”, ka thënë Rama.

“Përtej valës së momentit të parë që përfshiu edhe shumë media prestigjioze, të jeni të bindur, se Shqipëria falë këtij qëndrimi evropian ka dalë shumë më e fituar se sa doli”, ka thënë ai.