1_318785744Grupi mediatik i Top-Channel-it i përbërë prej disa vetësh, sot është ndaluar në Mavrovë për kontrolle të ndryshme policore, me preteksin se ata nuk kanë pasur leje nga Ministria e Jashtme për të incizuar inserte në tokën maqedonase, raporton gazeta “Lajm”.

Gazetarët kanë qenë rreth një orë të bllokuar në magjistralen Vërben-Mavrovë, nga policia për pyetje dhe kontrolle të ndryshme, ku në fund ata kanë nënshkruar një dokument se “nuk do përsërisin gabimin, duke incizuar në Maqedoni pa lejen përkatëse nga Ministria e Jashtme.”

Pas lirimit dhe shkuarjes për në Shqipëri, gazetarët përsëri ndalohen për inspektime të ndryshme, duke u marrë edhe njëherë informatat se pse ndodhen dhe se kush janë.

Sipas informacioneve që disponon gazeta “Lajm”, bëhet fjalë për një emision mbi Rekën e Epërmë, që do emitohet së shpejti në emisionin më të ndjekur në Top-Channel, “Exclusive”