Takimi Osmani – Haxhirexha dhe Mahmuti
Kryetarët e partive shqiptare, RDK, DR dhe BDSH janë takuar për të diskutuar mbi propozimin dhe nismën për formimin e një aleance politike ndërshqiptare kundër pushtetit aktual në Maqedoni, informon agjencia e lajmeve INA.
Takimi formal midis Rufi Osmanit, Kastriot Haxhirexhës dhe Bardhyl Mahmutit është zhvilluar në Tetovë dhe se është biseduar për bashkëpunimin dhe qëllimin e ngritjes së nismës për krijimin e një blloku politik ndërshqiptar.
Në këtë takim është biseduar për zgjerimin e mëtejmë të këtij blloku politik, duke treguar gatishmëri për bashkëveprim dhe bashkim edhe me të gjitha forcat e tjera politike shqiptare, sektorin civil dhe personalitete publike.
Nisma për formimin e një aleance të re ndërshqiptare u nxit nga shoqatat shqiptaro – amerikane në SHBA, të udhëhequra nga ish-kongresisti shqiptaro – amerikan Joe DioGuardi. (INA)