Uolers: Politika aktuale, recetë për dështimin e shtetit!
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pol Uolers, vlerëson se politikanët në Maqedoni në vend se të punojnë për zgjidhjen e konflikteve, ata angazhohen më shumë për interesat e tyre personale dhe partiake, që sipas tij, janë recetë për dështimin e shtetit. Deklarata e këtillë e ambasadorit amerikan u bë në një konferencë shkencore kushtuar 100 vjetorit të fillimit të luftës së parë botërore. Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe diplomatë dhe zyrtarë shtetëror përfshirë edhe Ministrinë e Arsimit, Abdilaqim Ademi.
“Fatkeqësisht në shumë vende, frikësohem të them se edhe në këtë vend, shpesh shoh liderë që kërkojnë interesa afatshkurtra politik për veten dhe partitë e tyre politike duke shfrytëzuar konfliktet në vend se të punojnë për qetësimin e tyre. Sinqerisht kjo është receta për mossuksesin e një vendi. Shpresoj se konferenca si kjo do të dëshmojnë se ka një mënyrë më të mirë e cila çon drejt një ardhmërie më të qetë të vendeve siç është Maqedonia përmes përkushtimit të të gjitha palëve për ardhmërinë e Maqedonisë si demokraci multietnike në të cilën të gjithë do të respektohen dhe së bashku do të punojnë për një Maqedoni më të fortë”, deklaroi Pol Uolers, Ambasador i SHBA-së.