Lazarat, policia ka asgjësuar sot mbi 7 tonë kanabis
Policia ka vijuar sot kontrollin e banesave dhe asgjësimin e parcelave me kanabis, dhe sasive të lëndëve narkotike që gjenden në banesat e komunës Lazarat. Gjatë ditës së sotme, deri në orët e pasdites, strukturat e Policisë së Shtetit kanë kontrolluar105 ambiente të ndryshme në territorin e fshatit Lazarat.
– janë kontrolluar 105 ambiente të ndryshme (banesa, stane, magazina) në territorin e fshatit Lazarat.
– janë gjetur e asgjesuar 7 ton e 448.7 kg marijuanë
– janë gjetur e asgjesuar 25.870 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa
– janë sekuestruar 32 armë zjarri automatikë e pushkë,
– janë sekuestruar 4 pistoleta
– janë sekuestruar 2 armë të vjetra
-është sekuestruar 2 mitroloz dhe 1 antitank dhe 1 granatëhedhës
-janë sekuestruar 29.750 fishekë, si dhe 9 arka me fishekë dhe 13 kaseta me fishekë
– janë gjetur e sekuestruar 5 automjete me armatim e municion, si dhe 10 automjete bosh
– janë sekuestruar 4 kuti predha granatëhedhësi, 3 granata, 4 kallëp tritol
– janë sekuestruar 2 presa kanabisi