Moisiu: Amnistia që liroi Mahmutajn u hartua me Bumçin dhe Olldashin
Ish-presidenti Alfred Moisiu reagoi lidhur me amnistinë që i është dhënë në vitin 2006 të shumëkërkuarit Razip Mahmutaj, njëri prej drejtuesve të grupit kriminal që po i bën rezistencë policisë në Lazarat.
Moisiu, i cili ka qenë president në kohën kur është dhënë amnistia, thotë se kjo e fundit nuk ka qenë personale, por e përgjithshme. Ish-presidenti sqaron se dosja e faljes është hartuar në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Brendshme që drejtohej nga Sokol Olldashi dhe ajo e Drejtësisë, që drejtohej nga Aldo Bumçi.
Por ish-kreu i shtetit ndalet edhe te situata e sistemit të drejtësisë, duke e vlerësuar si shumë problematike. Moisiu bën thirrje për një revolucion në këtë sistem, por kritikon edhe presidentin aktual Bujar Nishani, se duhet të ketë një tjetër qasje në këshillin e lartë të drejtësisë.