Pamela Anderson: Gjoksi më ka ndihmuar në karrierë
Njohja dhe fama ka ardhur falë atij kostumi të kuq në telefilmin e famshëm “Baywatch”. Pamela, e cila sot është 46 vjeç, thotë: “Gjoksi më ka ndihmuar në karrierën time”.Aktorja në “Taormina Film Fest” ka treguar edhe mbi projektet e saj më të fundit në kinematografi. Një film i Werner Herzog, ku Anderson do ta luajë rolin e një nënë, ku djali i saj akuzohet për vrasje.
Në setin e xhirimit do të jetë edhe Mike Tyson.
Filmi që pritet t’i nisë xhirimet në mesin e shtatorit në Meksikë nuk do të jetë projekti i vetëm për Pamelën. Aktorja po punon edhe në dy produksione televizive. Anderson është shumë e lumtur për këto të reja në jetën e saj, “fëmijët e mi tashmë janë të rritur dhe kam më shumë kohë për veten”.
Gjithashtu, vazhdon edhe beteja e saj në luftën kundër dhunës ndaj gruas. “Kam realizuar një fondacion që ndihmon viktimat e dhunës. Në Kanë kam rrëfyer gjëra shumë intime për ato që më kanë ndodhur në fëmijëri. Kam qenë e ngacmuar seksualisht qysh fëmijë dhe më pas kam pasur aventura me sfond seksual shumë të trishta”, thotë Anderson.