Kleopatra, roli i fundit për Angelina Jolie
Angelina Jolie është përzgjedhur për të luajtur rolin e Kleopatrës në një film dedikuar jetës së së lideres së famshme egjiptiane, rol i cili mund të jetë i fundit për të. Lajmin se do të luajë rolin e mbretëreshës ikonike në filmin me skenar të Eric Roth e ka bërë vetë 38-vjeçarja. “Ka pasur ide dhe diskutime të ndryshme nga regjisorët për këtë rol.
Skenari është shkruar nga Eric Roth, i cili është një mik i mirë dhe një shkrimtar brilant”, ka thënë aktorja në një intervistë për BBC Radio 5 Live. Roli i Kleopatrës është luajtur për herë të fundit nga Elizabeth Taylor në vitin 1936. Aktorja ka thënë se ky do të jetë roli i saj i fundit në fushën e kinematografisë dhe se dëshiron ti përkushtohet punëve humanitare dhe regjizurës.