Kosova pranohet si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO
Kosova edhe zyrtarisht është pranuar si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-së. Ky është lajmi i fundit i cili është marrë sot gjatë Sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-së në Lituani.Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
-Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të pranosh lajmin e mirë të pranimit të Kosovës si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-s pikërisht teksa po pij kafe me bashkëluftëtarët e mi. Ky vendim është marrë sot gjatë sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare e NATO-s në Lituani dhe është shpresëdhënës që Kosova ka për të ecur shumë shpejt drejt integrimit në këtë aleancë. Urime! HTH, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Fejsbuk.