fatmir_limajLideri i NISMËS për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk do të mashtrohen nga premtimet “marramendëse”, të cilat politikanët po i japin në këtë kohë parafushate zgjedhore.Teksa qëndronte në Malishevë sot, së bashku me kryetarin e kësaj komune, Ragip Begajn si dhe me deputetët e NISMËS nga Malisheva, Limaj ka prezantuar

para intelektualëve të këtij qyteti, alternativën që ofron subjekti i tij. “Ne, nuk duam një demokraci  të këtillë, duam një shtet demokratik sepse dhe institucionet e vendit janë në ngërç politik, duke u udhëhequr nga një grup i caktuar. Po dëgjojmë premtime marramendëse, mirëpo, me këto premtime nuk mashtrohet qytetari i vendit”, ka thënë Limaj, duke shtuar se se vota nuk fitohet nëpërmjet kushtëzimesh por në mënyrë demokratike. “Mashtrimet që po bëhen, me vjen mirë që në Malishevë nuk kanë funksionuar, sepse pavarësisht bindjeve politike nuk guxojnë nga vendi i punës askush ta largoj askënd”, ka deklaruar Limaj.
Ai ka thënë se Kosova është vend demokratik dhe qytetarët duhet të votojnë lirshëm. “Jemi vend demokratik, votojmë si të dëshirojmë, mirëpo jo me kushtëzime, dhe këtë NISMA nuk e ka praktikuar, e nuk do ta bëj kurrë. Kur është vullneti për të ndryshuar, s’ka asnjë fuqi që mund ta ndërrojë”, ka thënë Limaj.
Ndërkaq,  kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se iniciativa ka nevojë për shtrirje në gjithë vendin, jo vetëm në Malishevë.