Poroshenko: Misioni i parë – përfundimi i luftës dhe sjellja e paqes
Petro Poroshenko, i cili tashmë e ka shpallur fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare të Ukrainës, ka deklaruar se misioni i tij i parë do të jetë “përfundimi i luftës dhe sjellja e paqes”. Sipas tij, Ukraina kurrë nuk do ta pranoj “okupimin e Krimesë” dhe se Ukraina e ka zgjedhur rrugën e “integrimit evropian”.
Sipas parashikimeve të menjëhershme pas zgjedhjeve, ai ka fituar 54.1%, ndërsa konkurrentja e tij, ish-kryeministrja, Yulia Tymoshenko, 13.1%.
Zonja Tymoshenko e ka bërë të qartë se do ta pranoj disfatën në zgjedhje.