Maqedonia më mirë të shkojë drejt Lindjes se drejt BE-së dhe NATO-s!
“Maqedonia është në pozitë të rëndë. Të anëtarësohet drejt BE-së dhe NATO-s nënkupton se Maqedonia duhet të largohet nga suvereniteti i saj dhe kontrolli ndaj politikës së jashtme dhe konomisë dhe të bëhët pjesë e perandorisë së Uashingtonit. Refuzimi i anëtarësimit me qëllim që të vazhdohen marrëdhëniet e mira me BRIKS do të thotë që të vendosesh në listën e armiqve të Uashingtonit”, ka thënë Pol Kreg Roberts, ish ndihmës sekretar për financa në qeverinë e Ronald Reganit, i cili është profesor i ekonomisë politike në Qendrën për strategji dhe studime ndërkombëtare në Universitetin e Xhorxh Taun në Uashington.
Ai ka thënë se Maqedonisë nuk po i lejohet të bëhet ajo çfarë është.
“Sipas meje, Greqia, vendi më i dobët dhe më i eksploatuar në BE, është kundër emrit Maqedoni, por se vetëm atëherë nëse Greqia dëshiron të quhet Maqedoni, ndryshe pse do ta bënte këtë”, ka thënë Roberts.
Ai gjithashtu ka thënë se Maqedonia duhet të mendojë mirë të anëtarësohet drejt Perëndimit, i cili është në shkjatërrim e sipër, ose drejt Lindjes që është duke përparuar, njëjtë siç bëri Rusia.