Miliarderi Jack Ma mori një “shuplakë” nga Amerika
Miliarderi kinez Jack Ma ka hequr dorë nga blerja e një kompanie të transferimit të parave të SHBA MoneyGram sepse ai nuk ka marrë një dritë jeshile nga Uashingtoni.
Bëhet fjalë për një kontratë prej 1.2 miliardë dollarësh dhe ky refuzim është një shembull i ri i shtrëngimit të kontrolleve amerikane mbi investimet kineze.
MoneyGram dhe Grupi Ant Financial Services, në pronësi të miliarderit kinez nuk arriti të marrë miratimin nga Bordi për investime të huaja në SHBA (CFIUS), pavarësisht nga përpjekjet e tijë për t’iu përgjigjur kërkesave të trupit, njoftoi CEO i MoneyGram, Alex Holmes.
Ky komision po shqyrton propozimin për marrjen e kompanive amerikane në bazë të kritereve të sigurisë kombëtare, ai shtoi se Agjencia e SHBA ka vlerësuar se ky vendim përbën një pengesë për ambiciet e biznesmenit kinez për të përhapur tregjet botërore.