NATO: Rusia edhe zyrtarisht është kundërshtari ynë
Pas dy dekadash përpjekjesh për ndërtimin e një partneriteti me Rusinë, Aleanca veri-atlantike tani ka nisur të trajtoj Moskën si kundërshtar, thuhet në një deklaratë zyrtare të NATO’s.”Qartas rusët e kanë deklaruar NATO’n si kundërshtar, kështu që do të fillojmë të shohim Rusinë jo më si partner por më shumë si një kundërshtar se si partner”, tha Alexander Vershboë, zëvendës sekretari gjeneral i NATO’s.
Në një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh me një grup të vogël të reporterëve, Vershov tha se aneksimi i Krimes nga ana e Rusisë dhe manipulimi i saj në lindje të Ukrainës, ka ndryshuar fundamentalisht marrëdhëniet mes NATO’s dhe Rusisë.