foto-kushtrim-ternava(E plotësuar) Iu vazhdohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh zyrtarëve komunal 10 zyrtarëve komunal të Prishtinës dhe pronarit të një kompanie ndërtimi.Ndërkohë vendimin lidhur me kërkesën e prokurores për paraburgim gjyqtari i EULEX-it do ta japë të dielën në ora 18:00, raporton KTV.

Të dyshuarit për korrupsion nga Komuna e Prishtinës janë në gjykatë, po presin caktimin e paraburgimit (Foto)

Dhjetë të dyshuarit për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion nga Inspektorati i Komunë së Prishtinës dhe pronari i kompanisë “Pozhegu” janë sjell para gjykatës. Atyre po u lexohen kërkesat për masën e caktimit të paraburgimit.

Siç ka raportuar dje Express, ata dyshohen se janë të përfshirë një vepra korrupsioni që lidhjen me 49 ndërtime ilegale, që sipas pretendimeve të organit të akuzës, nuk i kanë ndërprerë.

Dje, Prokuroria, pos arrestimit të tyre në vendin e punës, në Komunën e Prishtinës, ka kryer edhe bastisje në pronat e tyre.