Komisioneri Hahn: Presidenti Ivanov duhet të marrë përgjegjësinë për emrin e ri
Komisioneri për zgjerim Johanes Han ka kërkuar që presidenti i Maqedonisë, Ivanov të marrë përgjegjësin për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.
“Nuk është e hijshme që presidenti i një shteti të refuzojë të bisedojë me kryeministrin, me ministrin e jashtëm, që të merr informata të dorës së parë. Mendoj se kryeministri dhe ministri i jashtëm plotësisht i kanë respektuar udhëzimet kushtetuese dhe mund vetëm urgjentisht ta thërras Presidentin të merr përgjegjësi.
Kjo nuk është çështje e pranimit, por në demokraci mund të presim të dëgjohen njerëzit mes vete dhe të diskutojnë dhe nuk duhet të harrojë se shefi i shtetit është në një mënyrë model për shumë njerëz në një shtet. Presidenti si i zgjedhur drejtpërdrejtë ka pozitë të veçantë dhe përgjegjësi dhe duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë, përndryshe dëmton funksionin”- ka thënë Han.