mbjellja-e-flokeveMbjellja e flokëve është një ndërhyrje estetike që realizohet për më tepër se tri dekada nëpër shumë vende të botës.Meshkujt janë ata, të cilëve u paraqitet më së shpeshti një nevojë e tillë. Profesionistët e kësaj sfere bëjnë të ditur se mbi 70 për qind e meshkujve janë të prekur nga rënia e flokëve që shkaktohet kryesisht nga faktorët gjenetikë.

Sipas tyre, humbja e volumit të flokëve ndikon në uljen e vetëbesimit të personave dhe për më tepër tek disa krijon edhe komplekse.

Ndërkaq me rastin e mbjelljes së tyre, vlerësohet se arrihet “të kthehet një pamje më rinore si dhe të shtohet vetëbesimi tek ta”.

Enri Zëra, menaxher i “Hair Clinic”, e cila merret me trajtimin dhe mbjelljen e flokëve ka bërë të ditur se viteve të fundit, mbjellja e flokëve

është një shërbim mjaft i kërkuar edhe nga kosovarët. “Si ndërhyrje,mbjellja e flokut ka 35 vite që ka filluar të aplikohet nëpër botë.

Mbjellja e flokut është zgjidhja e vetme për rënien e tij. Në momentin që floku bie, rrënja vdes dhe e vetmja zgjidhje është futja e një rrënje të re në kokë”, ka shpjeguar Zëra.

Kjo ndërhyrje thotë të jetë pa efekte anësore dhe shumë sipërfaqësore. Ndërhyrja bëhet në thellësi prej një milimetri.
Rrënjët e flokëve merren nga pjesa e pasme e kokës pasi që aty, Zëra thotë se ndodhen rrënjët të cilat janë gjenetikisht të krijuara për të qenë të përjetshme.

“Duke qenë të tilla në çfarëdolloj zone të trupit që mbjellën ato i ruajnë karakteristikat e tyre. Fijet e flokëve merren vetëm nga vetë personi, dhe nuk munden të merren nga të tjerët pasi që ndryshon kodi gjenetik”, ka shpjeguar ai.

Zëra ka theksuar se metoda me të cilën bëhet mbjellja e flokëve quhet “FUE”, dhe mundësohet përmes një aparature që ka ngjashmëri me një kimik.

Përmes saj shkulen rrënjët nga zona e pasme e kokës dhe vendosen një nga një në pjesët ku mungojnë flokët. Zakonisht thotë se problemet më të mëdha paraqiten tek kurora e kokës, pjesë kjo në të cilën bien më së shpeshti flokët tek meshkujt.

Mbushja e zonave ku nuk ka flokë si dhe sasia e dendësia e tyre thotë të jetë zgjedhje e klientëve. “Zakonisht klientët vendosin rreth sasisë së flokëve që dëshirojnë të vendosin në kokë. Ne ju kërkojmë fotografi që kanë nga e kaluara për të parë modelin e flokëve se si e kanë pasur. E bëjmë shënjimin se deri ku dëshirohet të mbushet koka me flokë, shënojmë formën e ballukeve dhe pastaj i mbushim ato”, ka pohuar Zëra.

Një ndërhyrje e tillë thotë se kryhet nga trikologu dhe zgjat mesatarisht tri orë. Realizohet me anestezion lokal, dhe nuk lë shenja.

Një trajtim i tillë thotë se kushton mesatarisht 2 mijë euro.
“Një paruke me flokë natyrale mund të jetë edhe më e shtrenjtë se mbjellja e flokëve dhe nuk zgjat përjetësisht. Ndërkaq këto janë flokë plotësisht natyrale. Pas ndërhyrjes duhet një kujdes ditët e para, nuk duhet të ngacmohen, mirëpo pas disa ditësh ato stabilizohen dhe mund të trajtohen njëjtë si flokët e tjera”, ka shtuar ai.
Mbjellja e flokëve preferohet nga 20-65 vjeçarët

Enri Zëra, menaxher i “Hair Clinic”, e cila merret me trajtimin dhe mbjelljen e flokëve ka pohuar se në Kosovë zakonisht kërkesat më të mëdha për mbjellje të flokëve vinë nga 20 deri në 65 vjeçarët.

Megjithatë thotë se dominojnë të rinjtë.

“Kënaqësia dhe ndjenja e mirë që shkaktohet kur personat dalin para pasqyrës dhe e shohin veten me flokët që nuk i kanë pasur vlen për të
gjitha moshat. Janë zakonisht meshkujt më të moshuar ata që kur kryejnë një trajtim të tillë ndihen por edhe duken për 10 vite më të rinj,më energjik dhe me shumë vetëbesim”, ka thënë Zëra.

Ai ka shpjeguar se mentaliteti kosovar ka ndryshuar kohëve të fundit sa i përket një trajtimi të tillë. Këtë thotë ta ketë vërejtur me shtimin e kërkesave nga qytetarët e thjesht. Më herët thotë se trajtimet e tilla janë preferuar vetëm nga fytyrat publike.
“Në fillim ka pasur pak hezitim nga ana e kosovarëve, pasi që nuk kishte informacion, ishte diçka e re. Por tani meshkujt në Kosovë kanë filluar edhe të informohen nëpërmjet internetit dhe ka një tendencë që të kujdesen sa më tepër për vete duke mos paragjykuar”, ka thënë ai.

Zëra e krahason mbjelljen e flokut me ngjitjen e dhëmbit që bëhet tek dentisti.
“Kjo është sikur puna e dhëmbit. Nëse bie dhëmbi e vendos të riun sepse nuk mund të rrish pa dhëmb. Floku është diçka me të cilin ke lindur, e ke humbur gjatë jetës dhe ke mundësi ta rikthesh përsëri”, ka shtuar Zëra.


Femrat mbjellin qimet e vetullave

Specialistët që merren me trajtimin dhe mbjelljen e flokëve, theksojnë se rënia e flokëve tek femrat është shumë e rrallë. Ndërkaq në rastet kur rënia e flokëve tek femrat paraqitet në një apo disa pjesë të kokës atëherë thonë se bëhet fjalë për sëmundje.

Enri Zëra, menaxher i “Hair Clinic”, e cila merret me trajtimin dhe mbjelljen e flokëve shpjegon se një sëmundje e tillë lidhet me rënien
e imunitetit, dhe se shkaktohet një çrregullim që trupi i identifikon rrënjët e flokëve si trupa të huaj dhe i lufton ato duke i rrëzuar.
“Flokët mund të bien pulla, pulla. Ka raste kur nuk janë rrënjë të përhershme dhe mund të rigjenerohen”, ka shtuar ai.

Por tek femrat ai ka thënë se zakonisht haset rënia e qimeve të vetullave.
Qimet nga vetullat janë të prira të bien si pasojë e shkuljes që ju bëhet me dekada të tëra me qëllimtë formësimit të tyre në aspektin estetik.

Zëra ka thënë se edhe vendosja e qimeve në vetulla bëhet sipas metodës së njëjtë sikurse tek flokët. Ai ka shtuar se meshkujt përveç flokëve, ndonjëherë bëjnë edhe intervenime tek cimet e mjekrës. Disa thotë ta bëjnë një gjë të tillë “për shkaqe fetare” e disa për çështje estetike.
“Ka meshkuj që kanë ndonjë shenj në mjekës nga prerjet, djegiet etj. dhe vendosin që të mbjellin qime për shkak të ‘fshehjes’ së atyre pjesëve”, ka thënë Zëra.