Takimi Odri 2018-do të mbahen të diellën me datë 17 Qershor 2018 në Luzern
Sic na njofton z. Zili Ibrahimi, njëri nga themeluesit e takimeve tradiocionale TAKIMET ODRI 2018, manifestimi i radhës kushtuar qytetarëve të Odrit, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër ,do të mbahet të diellën.Takimi mbahet të dielën me datë 17.Qershor 2018 ne Luzern
Në vazhdim ju sjellim një artikull të huazuar nga albinfo.ch ,në lidhje me takimet tjera paraprake.
Mërgimtarët e Odrit të Pollogut të Poshtëm të Maqedonisë, me vendqëndrim në shtetet e Evropës perëndimore kanë organizuar takimin e tyre të përvjetshëm ” Odri pasqyra jonë.”
akimet e të mërguarve të këtij fshati kanë nisur me iniciativën e aktivistëve të palodhshëm Minir Aliu dhe Ibrahim e Shaqir Zili.
Ato fillimisht janë mbajtur më 2007 në Bazel të Zvicrës.
Pastaj nga dëshira që trashëgimia kulturore e regjionit të Pollogut të ekspozohet edhe në pjesë të tjera të Zvicrës, janë bërë lëvizje nëpër qytete të ndryshme të këtij vendi.
Vendtakim i kurbetçinjve të Odrit kësaj radhe ishte qyteza e bukur dhe piktoreske Froideville e kantonit Vaud të Zvicrës.
Në këto takime trajtohet historiku i fshatit si dhe lënia totalisht në harresë e këtyre vendbanimeve nga regjimet e më hershme dhe ato të sotme të Maqedonisë, të cilat pak dallojnë prej atyre të periudhës së komunizmit.
Referuesi i temës ” Odri e ardhmja jonë” profesor Shaqir Zili, këtë herë në pika të shkurtra ka përmbledhur aktivitetin e gjithëmbarshëm të bashkëvendëseve të tij në Odër e diasporë.
“Fëmijët tanë të rritur në mërgim asnjëherë s’kemi tentuar t’ua shpjegojmë të kaluarën tonë të dhembshme që na shkaktuan ndër vite sllavo-maqedonasit . Por, mjerisht pushteti qendror i udhëhequr nga ata edhe sot po vazhdon avazin e vjetër me inskenim të ngjarjeve dhe mohimin e të drejtave tona”, tha thënë ne fillim të diskutimit t tij, Shaqir Zili
“Një urrejtje e paparë sikur kjo rrënon përpjekjet tona dhe të ndërkombëtarëve për stabilitet afatgjatë të Maqedonisë. Si pasojë e këtij jostabiliteti në vendbanimet e populluara me shqiptarë gjendja ekonomike dhe sociale është jashtëzakonisht e rëndë. Qeveria aktuale nuk bënë kurrfarë investimesh vetëm e vetëm që gjeneratave të reja t’ua shuajë dëshirën për jetë dhe shpresën për një të ardhme më të mirë në këto treva. Nga pa perspektiva edhe sot shumë familjeje të Pollogut detyrohen të migrojnë në vendet e Evropës Perëndimore”, tha më tutje profesori.
Në takimet e tytre të përbashkëta janë shqyrtuar të gjitha mundësit për investime në Odër.
“Vetëm me kontribute konkrete mund të ndalet migrimi kjo plagë e kahëhershme. Me gjithë vështirësitë e shumta banorët e Odrit kanë qëndruar të pathyeshëm në realizimin e synimeve të tyre”, tha Zili.
Nga Odri kanë dalë personalitete të shquara të shkencës, artit e kulturës
Vlen të përmendet albanologu i njohur Remzi Nesimi i cili një jetë të tërë qëndroi në shërbim të arsimimit dhe të edukimit të shqiptarëve të Maqedonisë.
Ndërsa në lëmin e shëndetësisë kontribut të çmuar ka dhënë Dr. Femi Demiri ,specialist i sëmundjeve të brendshme. Më punë shkencore po dallohet edhe Dr. Lulzim Murtezani autor i shumë teksteve dhe punimeve nga fusha e Psikologjisë së përgjithshme.
Kurse në fushën e kinematografisë po shkëlqen Luan Bexheti,i cili prirjet e tij nga kjo fushë po i tregon në Hollivud,në këtë qendër të njohur të botës së filmit. Një emër tjetër i njohur i artit skenik është edhe Naime Azizi.
Ndërkaq me zërin e tij të ëmbël këngëtari Mahmut Ferati me origjinë nga Ordri, tash sa kohë ka pushtuar zemrat e adhuruesve të muzikës popullore.
Në fushën e futbollit shquhet Fisnik Nuhiu i cili një dhjetëvjeçarë të plotë barti me mjaft sukses fanellën e KF. “RENOVA”me të cilën gjatë vitit 2009/2010 u bë Kampion i Maqedonisë,e një vit më vonë edhe fituese e Kupës së kësaj Republike.
Boshllëkun në sportet e dorës e plotësuan volejbollistët e talentuar Flaurent Islami. Nevzat Fejzuli dhe Vullnet Dehari,të cilët me lojën e tyre të bukur po kënaqin të gjithë adhuruesit e këtij sporti.
Rezultate të konsiderueshme po shënojnë edhe mërgimtarët e Odrit nëpër vende të ndryshme të Evropës.
Zbulim që do të mbahet në mend më 2010 në Zvicër ka bërë Shpëtim Shaqiri me origjinë nga Odri. Ai ka shpikur protezat që u vihen në gojë qenve nëpërmjet të cilave evitohet rreziku për kafshimin e njerëzve nga ana e tyre.
Suksese të dalluara ka shënuar edhe i riu tjetër i këtij fshati Shpend Mirta i cili kohë më parë me rezultate të larta ka kryer studimet në Fakultetin elektroteknikë të Universitetit shtetëror të Berlinit.
Gjithashtu Dr. Muhamed Selimi , specialist i i ortopedisë në Berlin të Gjermanisë, po shënon rezultate të dukshme.
Ai shpeshherë është pjesë e ekipit të mjekëve më të famshëm të këtij spitali. Rrugën e bashkëfshatarëve të tyre po e ndjekin edhe dhjetëra të rijnë të Odrit të cilët i kanë përfunduar me shumë sukses studimet në Zvicër, Gjermani dhe në vendet skandinave.
Sot në mesin e bashkëfshatarëve që shquhen me rezultate në fushën e mjekësisë ishte edhe Prof.dr.med. Omer Xhemaili kardiokirurgë me emër në spitalin kantonal të Cyrihut.
Pas këtyre të dhënave mbi punën dhe aktivitetin e banorëve të Odrit miq, shokë e familjarë të ardhur nga të gjitha viset e Zvicrës, si dhe nga vendet e ndryshme të Evropës Perëndimore drekuan së bashku.
Shumëllojshmëria e ushqimeve , dëshmi se shqiptarët e Odrit janë mikpritës
Shumëllojshmëria e ushqimeve të përgatitura nga kuzhina tradicionale e Pollogut, ishte dëshmia më e mirë se shqiptarët e kësaj ane janë mikpritës të vërtetë.
Më pas këngëtarja e njohur e muzikës popullore Mimoza Selimi, për të pranishmit ka interpretuar potpuri këngësh të bukura të trevave të Pollogut.
Të rinjtë adhurues të sporteve të ndryshme kanë zhvilluar gara në: vrapim,basketboll e futboll.
Kurse grupi i femrave ka luajtur volejboll dhe ping-pong. Të moshuarit kanë organizuar një turnir të vogël të shahut.
Duhet theksuar edhe një element tejet interesant që shumëherë mërgimtarët e Pollogut, në këto takime njohjen e çunave me vajza apo anasjelltas e zyrtarizojnë me fejesë,me çka këto takime shndërrohen në dasmë të vërtetë.
Në mënyrë që mysafirët të njihen me të panjohurat e kësaj treve atyre organizatorët ua shpërndanë Monografinë “ODRI NË HISTORI” të autorit Islam Islami.
Takimi i mërgimtarëve të Odrit përfundoi me shtrëngim duarsh dhe përqafime ku njëri -tjetrit i uruan rrugë të mbarë dhe mbarësi në punë e jetë !