SULMOHET-BAZA-KRIMEAktiviste pro-ruse, disa të armatosur, mësynë zyrat e Marinës ukrainase në Sevastopol të Krimesë. Shume prej ushtareve ukrainas u larguan nga baza, mbi ndërtesë tani valëviten flamujt rusë, ndërsa raportohet se shefi i Marinës, Serhiy Hayduk është ndaluar e po mbahet nën mbikëqyrje.

Episodi vjen nje dite pasi lideret e rinj te gadishullit firmosen traktatin e aneksimit te tij nga Rusia, gjest i denuar ashper nga komuniteti nderkombetar ashtu siç ndodhi dhe me referendumin e se dieles per shkeputjen e republikes autonome nga Ukraina, te aprovuar me 97% te votave.

Kriza e Krimese eshte shnderruar ngadale ne episodin me dramatik per te gjithe zonen euro-atlantik qe prej fundit te Luftes se Ftohte. Nje nga oficeret e bazes se Sevastopolit

i tha BBC-se se gati 200 aktiviste pro-Moskes shkaterruan dyert e saj e e hyne brenda duke perdorur nje autoambulance. Hayduk ishte perpjekur te negocionte me ta, nje tentative e deshtuar qe perfundoi me ndalimin e tij dhe largimin nga baza nen shoqerimin e punonjesve te sherbimit federal rus te sigurise. Raporte per perleshje apo te shtena, nuk ka patur. perpos Sevastopolit, shtepi e bazes se flotes ruse ne Detin e Zi, nje incident i ngjashem u raportua edhe ne Novo-Ozyorne, ne perendim te gadishullit.

Nga sa pohoi zedhenesi i ministrise ukrainase te Mbrojtjes, Vladyslav Seleznev, nje grup njerezish perplasen nje traktor me portat e kompleksit dhe hyne ne baze. Te henen, Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja vendosen sanksione qe preknin shume zyrtare ruse e ukrainas te perfshire ne veprimet e moskes ne krime. Por masat politike të Perëndimit nuk jane shume te efetkshme edhe sepse udhëheqja ruse e pjesë të gjëra të shoqërisë e kane nisur prej kohesh rrugen e vetëizolimit. Me aneksimin e Krimesë, Presidenti Putin dhe forcat konservatore në administratën e tij ia mbyllën me ndërgjegje të plotë derën Perëndimit, e dashur pa dashur, ky i fundit do te detyrohet ta pranoje sfide. me aktin e saj, Moska shkeli disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat rregullojnë rendin paqësor në Europë. Nëse veprimi i kremlinit mbetet pa pasoja, atehere ai mund të ngjallë orekse të tjera: Transnistria, Abkazia, Osetia Jugore e madje edhe Bjellorusia do te jene ndoshta objektivat e tjere të ekspansionit rus.