opsioni-shqiptarDiaspora për Shqiptarët e Maqedonisë (DSHM) prej kohësh ka paralajmëruar se shumica e grupeve, të ashtuquajtura OJQ, “zdruzhenie” dhe personave të cilët kanë qenë të afërt, të lidhur drejtpërdrejtë me partinë e Ali Ahmetit, që i kanë shërbyer me devotshmëri, derisa edhe kanë keqpërdorur emblemën e UÇK-së pas vitit 2001 duke i kërcënuar punëtorët e devotshëm të arsimit shqiptarë dhe me theks të veçantë në Universitetin e Tetovës, edhe pas 12 vjetëve janë në të njëjtën lojë të Dexhallit për të mbajtur klanin e Zajazit në majën e piramidës politike të shqiptarëve në Maqedoni, duke e shkërmoq interesin dhe idenë e shqiptarëve për Iliridë, që është opsion i vetëm, i cili do të zgjidhte në mënyrë të drejtë çështjen shqiptare në Maqedoni dhe do të sjellte stabilitet afatgjatë rajonit.

Diaspora për Shqiptarët e Maqedonisë (DSHM), e udhëhequr nga Tim Shkupi dhe shumë aktivistë të tjerë të saj kanë paralajmëruar për dukuritë e tilla me kohë, me emër dhe mbiemër. Ndaj e përsërisim edhe një herë se Diaspora për Shqiptarët e Maqedonisë (DSHM) nuk merr pjesë në zgjedhje dhe i fton shqiptarët të mospranojnë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të regjimit të “car Nikollës” për arsye se nuk përmbushin asnjë standard demokratik dhe legjitimojnë pushtetin unitarist mbi tokat shqiptare.

Diaspora për Shqiptarët e Maqedonisë (DSHM), informon opinion shqiptar si brenda në Maqedoni ashtu edhe në Diasporë, pasi disa individë të papërgjegjshëm, me karrierë të dështuar, kodoshë të dikurshëm të Ali Ahmetit dhe pushtetit sllavo-maqedon, në bashkëpunim të përhershëm me ambasadat e FYROM-it në Çikogo dhe Zvicër, janë ngritur si kërpudhat pas shiut për të mbyllur kontekstin e çështjes shqiptare dhe Republikën e Iliridës në Maqedoni, duke keqpërdorur emrin e lëvizjes së Diasporës (DSHM), vizionin dhe opsionin shqiptar të saj, por edhe më e keqja ndodhi kur keqpërdorën idealin e dëshmorëve të luftës të vitit 2001 me një peticion duke e ngritur flamurin e bardhë të dorëzimit para pushtetit të “car Nikollës” për një ligj që nuk ka qenë synim as kushti për pranimin e FYROM-it në NATO, as dëshmorët dhe veteranët e luftës.

E nisën me gënjeshtra dhe tani përfundojnë me gënjeshtrën tjetër më të madhe për të garuar në zgjedhje për kolltukun e turpit, edhe pse çdo gënjeshtër është e destinuar të dështojë në fund. Ndaj keni kujdes se lufta mes Krishtit dhe Antikrishtit nuk është vetëm një shenjë për përfundimin e historisë, por është metaforë edhe për proceset tjera që kalojnë shoqëritë dhe popujt para sfidave të racës së vasalëve dhe djallit të mallkuar. DSHM-ja është thellë e bindur së populli shqiptar në Maqedoni si një popull me shumicë të përkatësisë Islame do të dijë të dallojë shenjat e hazreti Isaut dhe Dexhallit.

 


Çfarë fshihet pas kësaj?

Diaspora për Shqiptarët e Maqedonisë (DSHM), edhe pse refuzon dhe bojkoton zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, mban të drejtën të informojë drejtë shqiptarët që kanë pranuar sistemin unitarist dhe sistemin jodemokratik të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, që janë thjesht manipulim dhe një komprometim i çështjes shqiptare dhe interesave kombëtare edhe më i madh në Maqedoni.

Nëse në njësinë 1, 2, 3 dhe 6 do të garojnë ndaras partitë unitariste do të humbin dhe copëtohen edhe më shumë se në vitin 2011. Ndaj partitë e vogla, si RDK, tani PPD, grupe tjera, por edhe kjo racë e vasalëve dhe kodoshëve të vegjël të Ali Ahmetit që keqpërdorin emrin e Diasporës më e njerëzishme është të rreshtohen në partinë e Ali Ahmetit, kështu le ta kursejnë Menduh Thaçin dhe të mos e fusin me një thes me Ali Ahmetin kur kritikojnë për gjendjen e keqe të shqiptarëve në Maqedoni, pasi ju të gjithë së bashku tradhtuat Diasporën, popullin shqiptar, familjet e dëshmorëve dhe veteranët e luftës së drejtë të UÇK-së.

Diaspora për Shqiptarët e Maqedonisë (DSHM) mbetet me vizion dhe opsion shqiptar duke punuar për Iliridën. Prandaj presim pas këtyre zgjedhjeve populli shqiptar të vetëdijesohet dhe t’ua sheh shenjat e dexhallit në ballë kodoshëve të Ali Ahmetit, që janë racë akoma më e poshtër se vet Ali Ahmeti që përçajnë fuqinë e vullnetit të popullit shqiptar në Maqedoni.

 

Shërbimi për informim i DSHM-së – Londër