Xherdani Shaqiri shënon dy herë kundër Freiburgut(video)
Xherdan Shaqiri ka shpërthyer. Mesfushori kosovar ka shënuar dy gola për Bayern Munichun, i cili në Allianz Arena e mposhti Freiburgun me rezultat 4:0, në kuadër të xhiros së 21-të të Bundesligës.Bayernin në epërsi e kaloi Dante në minutën e 19-të. Kurse, dy golat tjerë u realizuan nga Shaqiri. Ky i fundit shënoi për 2:0 në minutën e 34-të, derisa tre minuta pa përfunduar pjesa e parë shtoi epërsinë në 3:0.
Kurse, dy minuta pa përfunduar takimi Claudio Pizarro ka ngritur epërsinë e vendasve në 4:0.
Në minutën e 61-të, reprezentuesi i Zvicrës ia ka liruar vendin Schweinsteigerit. Kurse, për Freiburgun në këtë takim është paraqitur edhe Admir Mehmedi, i cili ka luajtur deri në minutën e 81-të.
Me këtë fitore Bayern ka blinduar vendin e parë me 59 pikë të tubuara, 16-të më shumë sesa Bayer Leverkusen, i cili më vonë do të përballet me Schalken.
Fitore të rëndësishme kanë shënuar Borussia Dortmund që mposhti Eintracht Frankfurttin 4:0, dhe Borussia Monchengladbach përballë Werder Bremenit 0:1.
http://youtu.be/fVG6KmBO920