MSHM: Para zgjedhjeve në Maqedoni gjithmonë ndodhë diçka “e pa pritur”, në dëm të shqiptarëve
Para zgjedhjeve në Maqedoni gjithmonë duhet të ndodhë diçka “e pa pritur”, por gjithmonë në dëm të shqiptarëve! Kësaj radhe u helmuan disa nxënës në shkollën e mesme ekonomike në Gostivar! Si gjithmonë, lajmet përhapet në të katër anët me shpejtësi marramendëse, kurse autori asnjëherë nuk kapet! Nuk duam të lavdërohemi, nuk është ai qëllim këtu, por duam të dini se këso rastesh kemi paraparë dhe kemi tërhequr vërejtjen për kujdes! De-fokusimi i problemeve reale të cilat janë grumbulluar në Maqedoni bëhet me qëllim! Mund të ketë lidhje edhe me nismën e LDSHM-ës për grumbullimin e nënshkrimeve për ish ushtarët e UÇK-ës, nismë kjo e cila po merr përmasa të gjëra, gjë e cila nuk i pëlqen ndokujt!
Cilat do që të jenë shkaqet, dëmet gjithmonë bëhen mbi popullin shqiptarë! Nuk e dimë a ia vlen më të kërkohet shpjegim!?
MSHM Zvicër