Sipas inspektorëve të cilët janë future dje në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, e që janë kërcënuar verbalisht, mes profesorëve pa diplomë valide ëhtë edhe kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, shkruan Fokus. Ai gjoja posedon diplomë doktoranti të marrë nga Universiteti Shtetëror në Novi Pazar, por edhe pse nuk është e nostrifikuar, ai i ka dhënë vetes thirrjen shkencore docent dhe profesor i çrregullt, transmeton Gazeta Lajm.
Për shkak të pengesës së punës së inspektorëve, Ministria e punëve të brendshme mund të ngrejnë parashtresë kundër Universitetit.
Nga Inspektorati thonë se për rastin me UNS-në duhet të interesohet edhe Policia financiare edhe Ministria për punë dhe politikë sociale.

Dyshojnë se bëhet fjalë për krim të organizuar.