New York Times- Facebooki ka shitur të dhënat e përdoruesve
Facebook ka përfunduar përsëri në hijen e një skandali të ri ndërsa akuzohet se ka bashkëpunuar me kompani të mëdha të prodhimit të smartfonëve.
Sipas New York Times, rrjeti social më i përdorur në botë, i ka shitur Applet, Samsung, Amazon e shumë kompanive të tjera të dhëna personale të përdoruesve.
Facebook përsëri në shënjestër në frontin e shkeljes së privatësisë. Sipas New York Times, rrjeti social ka bërë marrëveshje me të paktën 60 prodhues të smartfonëve, tabletave dhe pajisje të tjera celulare, duke u lejuar atyre qasje në të dhënat personale të mijëra përdoruesve dhe “miqve” të tyre pa pëlqimin e tyre.
Ndër grupet me të cilat u nënshkruan marrëveshjet janë Apple, Amazon, BlackBerry, Microsoft dhe Samsung.
Pakti i ka lejuar Facebook që të zgjerojë në mënyrë shumë të madhe rrezen e veprimit, duke i lënë prodhuesit e dispozitivëve celularë të lirë që tu ofrojnë klientëve disa nga shërbimet me popullore që karakterizojnë kolosin e internetit, si për shembull në rubrika. Në këmbim, Facebook ka lejuar grupe si Apple dhe Samsung që të kenë qasje në informacione personale të përdoruesve të vetë dhe të “miqve” të tyre, edhe në rastet kur këta të fundit ishin të bindur se kanë ndaluar çdo shpërndarje të të dhënave.
Ndërkohë, këto polemika vijnë pas skandalit me keqpërdorimin e të dhënave personale të përdoruesve të Facebook nga kompania “Cambridge Analityca”, e cila akuzohet se ka ndikuar në zgjedhjet amerikane të 2016 dhe në referendumin për Brexit. Disa muaj më parë, Facebook pësoi humbje të mëdha për shkak të këtij skandali.