Haradinaj: Në interes të Kosovës të hapen dosjet
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj theksoi se është në interes të Kosovës që të hapen dosjet dhe të zbardhet e vërteta.“Do të ishte në interes të vetë shoqërisë së Kosovës, që të shihet e verteta posaqërisht për çdo politikan. Por, kjo e vërtet duhet vijë nga mekanizma të pa-anshëm dhe mekanizama që janë të besueshëm në popullin e Kosovës. Mbasi lidhur me këtë çështje jo vetëm në Kosovë, por edhe rreth saj, dihet se ka pasur shumë manipulime me dosjet dhe gjëra të tjera të kësaj natyre dhe kështu që e vërteta ka rrezik të mos mësohet asnjëherë”, deklaroi Haradinaj në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA.
Lidhur me zërat e fundit në Kosovë për bashkëpunëtor me shërbimin sekret jugosllav UDB-së, Haradinaj vlerëson se gjithçka duhet bërë përmes dëshmive dhe mekanizmave profesionale dhe kredibile.
“Këtu kam një përgjigje të veçantë, duke sugjeruar pikë së pari se çdo gjë duhet të bëhet në bazë të mekanizmave profesionale dhe kompetente, për t’a bërë këtë gjë edhe më kredibile. Unë mendoj se duhet të ketë proces të besueshëm në Kosovë, lidhur me bashkëpuntorët e UDB-së, e cila nuk ekziston më, por i ruan strukturat e saj në Beograd. Unë, nuk jam për debate të tilla, pasi të dhënat janë të komprementuara, sipas mendimit tim, pra nuk janë të qëndrueshme. Dhe nuk i takon shoqërsië kosovare, të kyçet në një debat duke mos pasur të dhëna të sakta”, theksoi për INA, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai komentoi edhe arrestimet e fundit në Kosovë, duke shtuar se për këtë duhet të flasë drejtësia.
“Unë mendojë se duhet lënë në dorë të drejtësisë, që ajo të bëjë punën e saj. Mbasi, kuptohet se në Kosovë njëra prej sfidave të saj, janë rendi dhe sundimi ligjit, dhe kësaj duhet që të gjithë ne t’i ndihmojmë me vendosjen në çdo cep të Kosovës rendin dhe ligjin ku të gjithë të jemi të barabart, për çdo njerin që jeton dhe punon në Kosovë”, vlerëson kreu i AAK-së.
Haradinaj flet edhe për zhvillimet e tjera politike, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sfidat e tjera për veriun e Kosovës dhe çështjet e tjera. Haradinaj po qëndron në Uashington i ftuar në ceremoninë tradicionale “Mëngjesi i Lutjeve