izet-zeqiriTë papunët në Maqedoni po shlyhen nga evidenca në Entet për Punësim në zonën Perëndimore të Maqedonisë.Shqetësimi vjen nga sekretari i përgjithshëm i RDK-së, Izet Zeqiri, i cili shprehë shqetësimet për papunësinë dhe tendencat për fshehjen e saj përmes manipulimit të shifrave nga ana e institucioneve. “Çka ndodh me papunsinë në Maqedoni, po treten të papunët me reforma dhe letra. Është shumë lehtë krahasoni vitin 2010 me 2013 pasqyrën e të papunëve sipas përkatësisë etnike. Do të vërtetoheni se Tetova në vitin 2010 kishte 22.721 të papunë, kurse në 2013 ka 6.744, ku humben15.977 persona?? Sipas Agjencionit për punësim, në 2013 totali i të papunëve 96.200 prej atyre Maqedonas 77.003, dhe Shqiptarë 13.209, ndërsa në vitin 2010 totali i të papunëve 321.341 prej atyre Maqedonas 203.219, shqiptarë 78.381”, theksoi Zeqiri, i njohur edhe si ekspertë për çështje ekonomike.

Sipas tij, papunësia si problem social ekonomik dhe politik duhet zgjidhur jo me masa ekonomike por me masa politike.

“Në 2011 kishte 322.053 të papunësuar në Maqedoni, në vitin 2012 u zvoglua në 243.403 të papunë, në fillim të 2014 papunësia ra 217.858. 104.195 punësime për tre vjet, ja si fitohen zgjedhjet duke ofruar punë dhe vetëm punë”, theksoi Zeqiri.