Arben Rusi u zgjodh kryetar i PPD-së
Sot në orët e pasditës, në Xhepçisht të Tetovës, në vendin e parë të themelimit të partisë së parë historike të shqiptarëve ne Maqedoni- Partisë Për Prosperitet Demokratik, këshilli nismëtar mbajti mbledhje konstitutive në të cilën u muar vendimi për riaktivizimin e kësaj partie. Mernin pjesë dhjetra anëtarë-themelues të këshillit nismëtar, anëtarë dhe simpatizantë të kesaj partie në ditët e paraqitjes së saj në skenën politike në vitet 90, qytetarë nga Xhepcishti, Tetova dhe rethina, ishdeputetë dhe ishpërfaqësues institucional të kësaj partie nga shumica e viseve shqiptare nw Maqedoni: Manastiri, Ohri, Gostivari, Shkupi, Kumanova, Dibra, Struga.
Në fjalën e hapjes të mbledhjes konstitutive, kryetari i këshilit nismëtar për riaktivizimin e PPD-së mes tjerash theksoi se riaktivizimi i kësaj partie bëhet në bazë të ndryshimeve të reja të Ligjit mbi partitë politike. Për arsye se ekzistenca juridike e Partisë për Prosperitet Demokratik nuk është e suprimuar, ndërsa veprimi i saj politik dhe statutarë u pezullua një kohë për shkaqe të bllokimit të xhirollogarisë së sajë, dhe në emër të sëcilës dhe përmes së cilës xhirollogari ish kryetari i parafundit i PPD-së kishte bërë abuzime të ndryshme materiale dhe kishtë grumbulluar borxhe enorme. Për të mos u bërë trashigimtar i panevojshëm i atyre borxheve, pas fitimit të kontestit gjyqsor për mosnjohjen e shkrirjes jostatutare të kësaj partije në një parti tjetër, udhëheqësia e fundit e PPD-së ngriti procedurën gjyqsore për mostrashigimin të borxheve të huaja të bërë në emër të kësaj partie. Kontesti gjyqsor rreth mostrashigimisë së borxheve ka mbetur ende i hapur për shkaqe të prolongimeve të panevojshme të këtij kontesti nga ana e organeve gjyqsore.
Duke u ndalur mandej rreth iniciativës për riaktivizimin e PPD-së, kryetari i Këshillit nismëtar për riaktivizimin e PPD-së, prof.dr. Xheladin Murati mes tjerash theksoi se trashëgimia politike dhe institucionale e PPD-së që nga paraqitja e saj dhe gjer në kohë të vonë përbën një asset të çmuar politik për shqiptarët e Maqedonisë dhe një kapital moral e politik që mund të frymëzojë për mobilizime të reja politike të shqiptarëve për t’i dalë Zot me dinjitet fatit të tyre politik në Maqedoni. Këshilli nismëtar i kësaj iniciative e kishte për borxh moral, prandaj, e ndërmori këtë hap të cilin e konkretizoj sot me vendimin për riaktivizimin e Partisë për Prosperitet Demokratik.
Në mbledhjen konstitutive u rikonfirmua vendimi për të trashëguar, riaktualizuar dhe për të vazhduar përcaktimin programor të kësaj partie për shtetformësinë e shqiptarëve në tërësinë shtetërore të Maqedonisë.
Me votim të hapur dhe të njëzëshëm të pjesmarësve në këtë mbledhje konstitutive, përfaqësues legal, gjegjësisht kryetar i PPD-së u zgjodh Arben Rusi, inxhinjer i diplomuar i arkitekturës.
Fjala përshëndetëse e Kryetarir të ri te PPD-së,i.d.a. Arben Rusi
Të gjithë kuvendarëve nga zemra u falenderoj për besimin që ma ofruat.
Sot ne si parti, rinisim një rrugë të nisur më parë, vazhdojmë një kapitull të dytë, të nisur në fillet e demokratizimit të shoqërisë në Republikën e Maqedonise të formuar nga Ish Federata Jugosllave.
PPD-ja, me potencialin e intelektualëve që i mobilizoi në të kaluarën, la gjurmë të pashlyeshme në agun e jetës pluraliste në Maqedoni.
Duke shikuar e anlaizuar të kaluarën dhe historikun e veprimit politik të PPD-së, konstatoj se në rrethanat politike ekonomike e tj., në të cilën gjendej populli shqiptar në përgjithsi, në të gjitha trojet e veta etnike, kjo parti , me mençuri diti të menaxhojë situata shumë delikate për shqiptarët në Maqedoni e më gjërë.
PPD në të kaluarën ishte e përgaditur që të determinojë dhe publikojë, faktorët e kontestimit publik të politikave monokratike, hegjemoniste e autoritare të qeverive në të cilat merrte pjesë.
Nuk përjashtohet edhe përgjegjësia për gabimet e bëra që rezultoi me paraqitjen e konkurencës politike në kampin politik shqiptar.
Paraqitja e konkurencës politike shqiptare, që u artikulua përmes partive që morrën pjesë në qeveritë e mëvonshme dhe që nuk e ndoqën shembullin e PPD-së për ta shprehur moskënaqësinë me statusin e popullatës shqiptare.
Moskënaqësia në avansimin e të drejtave shqiptare, u reflektua në konfliktin e vitit 2001, në mes policisë dhe ushtrisë maqedonase me UÇK-në, që rezultoi me Marrëveshjen e Ohrit. Edhe pse afati i implementimit të kësaj marrëveshjeje ishte viti 2004, fatkeqësisht gjer në ditët e sotshme, viti 2014, kjo marrëveshje nëpërkëmbet. I vetmi rezultat janë punësimet partiake njëlloj si para konfliktit.
Do të angazhohemi që veprimi politik i PPD-së të ripërtrihet me intelektualë të mirëfilltë, individë të rinjë të bashkangjitur nga rinia shqiptare, që do të dijë me sukses të përfaqësojë kërkesat e drejta të popullit që i takon.
Nga këto arsye u bëj thirje nga ky kuvend të gjithë intelektualëve dhe profesionistëve të na bashkangjiten që bashkërisht të punojmë për prespektivën tonë.
PPD nuk rikthehet për të gjykuar punën e konkurrencës politike dhe të kaluarës së veprimeve politike, por për të marrë një hap konkret drejt një të ardhmeje më me prosperitet për shqiptarët e Maqedonisë, gjithnjë duke shikuar përpara e jo prapa.
Gjatë veprimit tonë politik do të udhëhiqemi nga parimet e të drejtës universale duke patur kujdes për ekuilibrin politik të situatës momentale.
Synimi ynë do të jetë që politika të shpreh të njejtat norma morale si të etikës personale.
Besojmë në vlerat e të drejtës e jo në ato të forcës.
Do të krijojmë një strategji të përbashkët me të gjithë ata me të cilët do të hasim mirëkuptim për veprim politik. Me punë serioze do të vazhdojmë me bindjet tona gjer në realizmin e vendosjes së një rendi të bazuar mbi vlera njerëzore të barabarta për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
Drejtësia është virtyti më i çmuar njerëzor. Ne do të përpiqemi për demokraci reale dhe për një pushtet universal të drejtësisë.
Politikën tonë nuk do ta bazojmë në modelin e politikave momentale të pushtetarëve në qeveritë që vijnë dhe shkojnë.
Angazhimi ynë parësor do të jetë i orientuar në tejkalimin e problemeve ekonomike me të cilët ballafaqohet shumica e popullatës shqiptare.
Në programin tonë prej subjekteve tjera politike shqiptare do të kërkojmë dialog dhe partneritet për t’i arritur qëllimet tona kombëtare.
Me këtë riorganizim të PPD-së do të nisim një kapitull të ri me një thirrje për një dialog të hapur më së pari me kampin politik shqiptar, e më vonë me kërkesën për zgjidhje të statusit të shqiptarëve në bazë të parimit të barazisë dhe vlerave të barabarta.
Jam thellësisht i bindur se në veprimin tonë do të ketë elemente me të cilët do të mundësojmë kthimin e besimit të popullatës për arritjen e synimeve tona kombëtare dhe do të ripërtrijmë shpresën e humbur.
Kërkesa jonë është që në truallin tonë nga lashtësia të jetojmë jetën tonë të lirë dhe në baza të parimeve të barazisë universale.
PPD-ja në historikun e veprimit të vet politik e kombëtar, ka një bagazh politik që nuk duhet të lehet në haresë dhe paraqet argumentin më të fuqishëm të dëshirës për një të ardhme më të mirë së kjo e sotmja, ku shqiptarët e Maqedonisë do të vendosin vet për fatin e tyre.
Edhe një herë, nga ky kuvend thërras të gjithë intelektualët e veçanërisht rininë që të na afrohen që me fuqinë e dijes të arrijnë objektivat që do ti hartojmë së bashku për t’i arritur qëllimet tona.
Lus Zotin që ky riorganizim i PPD-së të përmbledhë në vete një nismë për përmirsimin e gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni; të na e shtojë sinqeritetin në mendime e në punë, në shërbim të popullit; të na e shtojë bashkëpunimin ndërshqipëtar që të mund t’u ofrojmë një të ardhme më të mirë gjeneratave që vijnë pas nesh!