Hiqet ‘Sveti Ilija’ nga Kodra e Diellit
Persona të panjohur kanë hequr tabelën e emërtuar “Sveti Ilija” tek pistat e skijimit në Kodrën e Diellit. Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës. Sipas autoriteteve lokale policore, rasti është paraqitur sot në polici nga një përfaqësues i ELEM-it, dhe deri tani nuk ka të dhëna se kush janë autorët e heqjes së tabelës. Ekipi i televizionit Alsat shkoi në vendngjarje, por dy drejtorët nuk dhanë komente, pasi e kishin të ndaluar nga kompania. Edhe pse largimi kësaj tabele është bërë në mënyrë të paligjshme, nga shoqatat shqiptare që kishin kërkuar largimin e saj, e përshëndetën aktin. Alsat-M